Highlight Të tjera

Thënie për të përqafuar ndryshimin!

thënie

Ndryshimi është një fjalë e fortë, dhe një gjë e vështirë për ta bërë apo për ta pranuar.

Natyrisht jo të gjithë ndihen në këtë mënyrë. Ka shumë njerëz që përqafojnë ndryshimin, nxjerrin më të mirën nga ai dhe e përdorin për ta përmirësuar veten.

Si individ, gjithmonë provojmë të ndërtojmë “zonën tonë komforte” dhe kur diçka interferon me funksionimin normal të jetëve tona, ne zakonisht largohemi.

Mënyra më e mirë është kë kemi një mendje të hapur. Lexoni këto thënie për të përqafuar ndryshimin!

“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh, të jesh perfekt do të thotë të ndryshosh shpesh.” ~Winston Churchill

“Matja e inteligjencës bëhet përmes aftësisë për të ndryshuar.” ~Albert Einstein

“Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni. Nëse nuk mund ta ndryshoni, ndryshoni sjelljen tuaj.” ~Maya Angelou

“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në Botë.” ~Mahatma Gandhi

“Nëse nuk ndryshojmë, nuk zhvillohemi. Nëse nuk zhvillohemi, nuk jemi duke jetuar!” ~Gail Sheehy