Highlight Success ZONE

Thënie nga Jay -Z  për të arritur suksesin në jetë dhe punë

thënie

Emri i vërtetë i Jay-Z është Corey Carter. Ai ka lindur me 4 Dhjetor 1969 në Brooklyn, New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jay -Z është një reper amerikan, producent, kompozitor dhe biznesmen.

Jay-Z është një ndër këngëtarët  më të famshëm të muzikës hip – hop dhe rap, i cili  ka shitur rreth 75 milion këngë në mbarë botën nga të gjitha albumet e tij, dhe ka fituar 17 çmime Grammy  dhe shumë nominime tjera.

Si ndërmarrës dhe investor, Jay-Z zotëron klubin 40/40, dhe është krijuesi i markës së modës Rocawear. Ai është krijuesi i labëlit Def Jam Recordings, Roc-A-Fella Records dhe Roc Nation. Si artist muzikor, revista amerikane Billboard e ka shpallur si artistin me më së shumti albume në vendin e parë, i cili e mbanë rekordin me 13 albume.

Ai u martua me këngëtaren e njohur amerikane Beounce Knowles  më 4 prill, 2008.

Këta dy e kanë një vajzë me emrin Blue Ivy Carter, e cila lindi më 7 janar, 2012. Qysh në moshën e re, babai i Jay-Z e braktisi atë, dy motrat, vëllanë dhe nënën e tij.

Unik ka përzgjedhur thëniet më të mira të Jay-Z, të cilat shpërfaqin jetën e tij dhe rrugën e suksesit.
  1. Nuk kam frikë të vdes, kam frikë të mos përpiqem.
  2. Ne ndryshojmë njerëzit përmes bisedës, jo përmes censurës.
  3. Unë nuk do të humbas, sepse edhe në humbje, ka një mësim të vlefshëm të mësuar, ky është vetëm një avantazh për mua.
  4. Gjithçka që kam është ëndrra.
  5. Askush tjetër nuk beson. Askush tjetër nuk mund ta shohë. Askush tjetër veç meje. 

  1. Unë besoj se gjithkush në botë ka lindur me talent të nivelit të gjeniut. Punoni me vetën në çdo gjë që jeni gjenial, dhe mund të bëni gjithçka në botë.
  2. Një njeri i mençur më tha të mos diskutoj me budallenj.
  3. E vërteta është që ju nuk keni nevojë për një demon të jashtëm për të marrë kontrollin për t’ju kthyer në një sociopatë të ndezur, i obsesionuar pas parave. Ju duhet vetëm të liroheni nga demonët që tashmë keni brenda jush.
  4. Identiteti është një burg që nuk mund të të shpëtojë kurrë, por mënyra për të shpenguar të kaluarën tuaj nuk është të ikni nga ajo, por të përpiqeni ta kuptoni dhe ta përdorni atë si një themel për t’u arritur.

  1. Gjithkush ka nevojë për një shans për të evoluar.
  2. Ata flasin. Ne jetojmë. Kush kujdeset për atë që thonë? 
  3. Paraja dhe fuqia nuk ndryshojnë, ata vetëm ekspozojnë të vërtetën tuaj.