Highlight Të tjera

Test: Zbulo se si njerëzit të shohin ty, dhe kush je në realitet

test

Sot Unik Portal ju fton të bëni një test personaliteti i thjeshtë por shumë i saktë. Ky test do të zbulojë disa fakte interesante për ju. Funksionon shumë mirë, nëse e bëni atë pa hile. A jeni gati?

Instruksionet:

Merrni një fletë dhe një laps.

Shkruani 3 emra kafshësh në këtë rend:

1. Kafshën tuaj të preferuar.

2. Një kafshë që do të doje ta kishe si kafshë shtëpiake.

3. Kafsha juaj e dytë më e pëlqyer.

Pastaj shikoni listën e këtyre kafshëve, dhe lexoni karakteristikat që I përkasin secilës kafshë.

Shikoni rezultatet e juaja.

1. Kafsha e tretë që keni zgjedhur reflekton mënyrën se si ju e shihni veten.

2. Kafsha e dytë tregon se si njerëzit të shohin ty.

3. Kafsha e parë tregon se kush jeni ju në të vërtetë.

Macja: E pavarur, tërheqëse, lider, shumë kërkues.

Ariu: Mendon thellësisht, i kujdesshëm, ëndrrimtar, I qetë.

Majmuni: Vetëbesim të madh, i gëzueshëm, shakaxhi, praktik, mashtrues.

Qeni: Besnik, i shoqërueshëm, i guximshëm, i kujdesshëm.

Miu: Punëtor, modest, i turpshëm, i thjeshtë.

Rakuni: I përgjegjshëm, i dyshimtë, inteligjent.

Elefanti: Paqësor, mbrojtës, kryefortë.

Luani: I fortë, i durueshëm, i qetë, vlerëson familjen, vetëbesim të lartë.

Dhelpra: Mendimtar, i organizuar, me shije, i shkathët, dinak.

Gjeli: I talentuar, kreativ, eksentrik, artistic.

Derri: I besueshëm, i ndershëm, i shoqërueshëm, tolerant, i pa faj.

Lopa: Social, aventurist, kurioz, i qetë, protektiv, i sjellshëm.