Highlight Të tjera

Test psikologjik: A është gota gjysmë e mbushur?

A e shihni këtë gotë si gjysmë të mbushur apo gjysmë të zbrazët?

Provojeni këtë test për të zbuluar më shumë për veten me anë të përgjigjeve:

1. Ju gjetët ca para në rrugë. Dhe po mendoni:

A: Sa me fat që jam.
B: Sa vëzhgues i mirë jam.

2. Pasi ndoqët një dietë strikte dhe humbët 10 kg, ju po mendoni:

A: Kjo dietë është shumë efektive, shpresoj të largoj edhe ca kilogramë;
B: Përkushtimi im më ka sjellë rezultate.

3. Ju jeni në një festë, dhe rastësisht u takuat me një simpati tuajën. Mendimet tuaja janë:

A: Fatmirësisht, vendosa të vij në këtë  Party;
B: Thjesht isha në vendin dhe kohën e duhur;

4. Ju keni organizuar një piknik me miqtë tuaj, por koha është me shi, dhe po mendoni:

A: DO të duhet ta planifikoja më mirë;
B: Sa fat I keq. Herën tjetër çdo gjë do të jetë më mirë.

5. Ju keni fituar një kuiz. Dhe po mendoni:

A: Kam një memorie shumë të mirë;
B: Fatmirësisht, kuizi kishte pyetje të cilave ua dita përgjigjet;

6. Është fundi i muajit, dhe ju nuk keni para për ti paguar të gjitha faturat. Ju po mendoni:

A: Ishte një muaj i keq. Muajin tjetër çdo gjë do të jetë më mirë.
B: Nuk jam shumë i mirë në menaxhimin e parave.

Përgjigjet e juaja tregojnë këtë:

1.
A: Pesimizëm;
B: Optimizëm;

2.
A: Pesimizëm;
B: Optimizëm;

3.
A: Optimizëm;
B: Pesimizëm;

4.
A:Pesimizëm;
B: Optimizëm;

5.
A: Optimizëm;
B: Pesimizëm;

6.
A: Optimizëm;

B: Pesimizëm.