Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Tërshërë me gjalpë kikiriku, recetë që të keni më shumë fuqi

tërshërë

A po kërkoni për një recetë me tërshërë, që të keni më shumë fuqi?

Tërshëra përveç se është shumë e shëndetshme ajo është edhe shumë e shijshme.

Ju mund të bëni me qindra kombinime të tërshërës mirëpo kjo recetë që ju sjellim ne do t’iu mahnisë me shije.

Provojeni këtë recetë me tërshërë, gjalpë kikiriku dhe banane.

Përbërësit:

½ banana mesatare, e shtypur;
2 lugë gjelle gjalpë kikiriku;
¼ e kupës jogurt grek;
¾ qumësht bajamesh, pa sheqer;
Një lugë gjelle mjaltë;
Një kupë tërshërë;
1 lugë gjelle fara chia;
1 lugë çaji kanellë;

Mënyra e përgatitjes:

Së pari shtypni bananen në një enë të madhe pastaj shtoni gjalpën e kikirikut, jogurtin grek, qumështin, mjaltën.

Pasi ti keni përzier mirë, shtoni tërshërën, farat chia dhe kanellën dhe përzini përsëri. Mbulojeni enën mirë dhe futeni në frigorifer për të qëndruar gjatë gjithë natës. Shërbeni të ftohtë.