Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Teknikë e relaksimit të muskujve përmes frymëmarrjes para gjumit

frymëmarjes

Rutina e mbrëmjës është shumë e rëndësishme për një gjumë të mirë gjatë natës. Gjithsesi, kur kemi bërë një ditë të ngarkuar me shumë punë e stres, do të jetë e vështirë të bëjmë edhe gjumë efektiv, megjithatë ka një mundësi për të lehtësuar këtë proces.

Provoni të relaksoni muskujt tuaj para se të shkoni në gjumë.

Së pari duhet një minutë për të marrë frymë ngadalë dhe thellë në mënyrë të natyrshme. Merrni frymë thellë dhe shtrëngoni këmbët  për 3-4 sekonda. Pastaj lirtoni ngadalë.

Merrni frymë thellë dhe shtrëngoni muskujt e këmbëve, mbajini ashtu  për disa sekonda dhe pastaj relaksohuni përsëri me frymëmarrjen.

Përdorni po ashtu  frymarrjën tuaj për të relaksuar dhe muskujt e barkut. Mban frymën për disa sekonda dhe lironi pastaj frymën. Në këtë formë mund të bëni një seri ushtrimesh për relaksim të muskujve të barkut tuaj.

Përsëriteni këtë teknikë edhe me gjoksin dhe pjesën e sipërme të shpinës.

Përsëriteni me duart tuaja, krahët e poshtëm, pastaj krahët e sipërme, supet dhe qafën.

Tani provoni që më frymëarrjën tuaj të kontrollon gjithë trupin tuaj për disa sekonda dhe lironi frymën.

Përseritni  disa herë në mbrëmje për efekt më të mirë./UnikPortal/