Familja Highlight

Teknika të shkëlqyera të lirimit nga stresi për nëna të reja

stresit

Sipas një studimi të bërë gjatë këtij viti nga Organizata e Shëndetit Mendor, afërsisht 74 për qind e nënave të reja kanë deklaruar se ato janë përmbytur nga stresi përgjatë rritjes së fëmijëve.Prandaj nëse jeni nënë e re dhe po ndieni stres,mos u shqetësoni, ju nuk jeni e vetmja.

Stresi është reagimi i natyrshëm i trupit ndaj llojeve të ndryshme të stimujve të jashtëm. Sidoqoftë, kur vazhdimisht ndjeheni të stresuar deri në pikën ku nuk arrini ta përballoni, ju duhet të gjeni mënyra realiste për të lehtësuar stresin. Mbani në mend se stresi i tepruar mund të marrë ketë pasoja të rënda në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Efektet fizike të stresit përfshijnë lodhjen, dhimbjen e kokës, dhimbjen e gjoksit, uljen e dëshirë seksuale, dispepsi, nervozizëm, ankth, depresion dhe më shumë.

Unik ju mëson disa teknika për të gjitha ato femra që i ka kapluar stresi në rrugëtimi e tyre si nëna.

 Meditoni

Nëse ndjehesh e tronditur nga numri I madh I angazhimeve që ke gjatë ditës, një nga gjërat më të mira që mund të bësh është thjesht të mbyllni sytë, të merrni frymë thellë dhe të fokusoheni në frymëmarrjen tuaj për disa minuta. Kjo është një mënyrë hyrëse në meditim dhe mund t’ju japë lehtësim të konsiderueshëm nga një situatë e vështirë.

Qeshni

Një tjetër ide e shkëlqyer është të qeshësh. Mund të duket e pamundur të qeshësh kur je e stresuar rëndë, por ky hap i thjeshtë mund të ketë një ndikim të thellë dhe pozitiv në disponimin tuaj. Mundohuni të gjeni diçka të këndshme për gjendjen aktuale, ose të shkoni në një zonë të qetë për të parë disa video të shkurtra dhe qesharake në telefonin tuaj. Kjo mund të marrë vetëm një minutë ose dy, por mund të ndryshoj disponimin tuaj krejtësisht, për pjesën e mbetur të ditës.

Përqafo fëmiun tënd

Shkaqet e stresit të nënat  janë të lidhura me fëmijët tuaj në një farë mënyre. Kur ata veprojnë ose kanë sjellje të keqe, mund të jeni të prirur t’i dërgoni në dhomën e tyre. Është e qartë, ju duhet të ndëshkoni fëmijët në disa situata. Megjithatë, mund të jeni në gjendje të përhapni situatën thjesht duke u larguar dhe përqafuar fëmijët tuaj. Kjo gjithashtu funksionon mirë edhe kur ata nuk janë shkaku i stresit tuaj. Kontakti fizik me ata që i doni pa kushte mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qëndrueshëm dhe mund t’ju kujtojnë menjëherë se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë.

Ushtrimet

Disa njerëz hanë shumë kur janë të stresuar, por ky zakon mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj. Një mënyrë më e shëndetshme për të përballuar stresin është të lëvizësh. Ju mund të vraponi 30 minuta pasditeve kur bashkëshorti është në shtëpi dhe kujdeset për të voglin tuaj. Një ide tjetër është të mësosh disa pozita të Yoga-s dhe të praktikosh ato pozita kur  përballesh me një situatë të vështirë.

Lexoni thënie dhe libra motivues

Një tjetër ide e shkëlqyer është të lexoni rregullisht libra ose thënie pozitive. Disa nëna shkarkojnë disa aplikacione afirmimi në telefonin e tyre dhe të tjerat  lexojnë disa faqe në ditë të librave motivues dhe kështu e nisin ditën e tyre mbarë.

Përmirëson mjedisin tuaj

Ambienti juaj mund të ndikojë ndjeshëm në gjendjen shpirtërore dhe aftësinë tuaj për të përballuar stresin. Nëse zakonisht ndiheni të stresuar, mund të shihni se disa ndryshime mjedisore mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Për shembull, hapni perdet që drita e diellit të pushtoj dhomën tuaj që në orët e para ta mëngjesit. Djegini qirinj aromatike ose temjan. Për rezultatet më të mira, ndërmerrni këto hapa para se të filloni të ndjeheni të stresuar.

Si përfundim:

Aftësia juaj për të menaxhuar në mënyrë adekuate stresin si nënë  është thelbësore për shëndetin tuaj dhe gjithashtu mund të ketë një ndikim pozitiv në fëmijët tuaj në mënyra të ndryshme. Nëse ju ndjeheni vazhdimisht të tronditura nga stresi, merrni parasysh këto këshilla në mënyrë që ta përballoni më lehtë këtë situatë dhe ta shijoni kohën e rritjes së fëmijëve tuaj.