Highlight Të tjera

Të tjerët ju trajtojnë ashtu siç ju e trajtoni veten

trajtojnë

Në Universitetin e Harvardit, Dr. Robert Rosenthal kreu disa seri të një eksperimenti që përfshinte tre grupe të studentëve dhe tre grupe të minjve.

Ai u tha grupit të parë të studentëve “Jeni me fat. Do të punoni me minjë gjeni. Këta minj janë të njohur për inteligjencën e tyre. Ata do ta gjejnë rrugën e labirintit shumë lehtë dhe do të arrijnë tek kaçkavalli. Ata hanë shumë, prandaj bleni shumë.

Grupit të dytë u tha “Minjtë e juaj janë mesatarë. Jo shumë të mençur, as jo shumë budallenj, thjesht minj mesatar. Ata do ta gjejnë rrugën drejt labirintit mirëpo me disa vështirësi, dhe do të hanë mesatarisht kaçkavall, prandaj mos blini edhe shumë. Ata janë mesatarisht të mençur, prandaj performanca e tyre do të jetë mesatare.

Ai u tha grupit të tretë të studentëve “Këta minj janë me të vërtetë budallenj. Ata do ta kenë të vështirë të gjejnë fundin e labirintit dhe nëse e gjejnë do të jetë aksidentale e jo me ndonjë plan. Nuk jam I sigurt nëse duhet të bleni kaçkavall, vetëm vendosni një shenjë në fund.”

Për gjashtë javët e tjera studentët bënë shumë eksperimente shkencore.

Dhe rezultatet ishin ashtu siç tha profesori. Minjtë gjeni performuan si gjeni. Ata arritën fundin me shpejtësi. Minjtë mesatar arritën por me disa vështirësi. Kurse minjtë budallenj përveç njërit i cili arriti fundin aksidentalisht të tjerët vetëm u munduan dhe nuk arritën asgjëkundi.

Mirëpo gjëja interesante është kjo. Aty nuk kishte minj gjeni e minj budallenj. Të gjithë ishin minj mesatar e të njëjtë. Diferenca në performancë ishte rezultat i diferencës së sjelljes së studentëve gjatë eksperimenteve. Në pak fjalë, studentët u sollën me minjtë “ndryshe” sepse I panë ata “ndryshe” e kështu sollën rezultate të ndryshme.

Studentët nuk dijnë gjuhën e minjve, por minjtë kanë qëndrim e sjellje, dhe kjo është një gjuhë universale.