Highlight Të tjera

Të përdorësh dhe të braktisësh negativitetin

negativitetin

E gjithë rezistenca e brendshme përjetohet si negativitet në një formë a në një tjetër.

I gjithë negativiteti është rezistencë. Në këtë kontest, këto dy fjalë janë sinonime.

Negativiteti varion nga irritimi apo mungesa e durimit të zemërimi i egër, nga gjendja e mërzitshme dhe e zymtë te dëshpërimi vetvrasës. Disa herë rezistenca ngrehë dhimbjen emocionale të trupit, në rastin e së cilës edhe një situatë e vogël mund të prodhojë një negativitet të madh, si zemërim, depresion apo hidhërim të thellë.

Egoja beson që nëpërmjet negativitetit mund të manipulojë realitetin dhe të arrijë atë që do. Beson që nëpërmjet saj, mund të tërheqë një situatë të dëshirueshme apo të shkrijë në një të padëshirueshme. Në shumë libra mbi mendimin pozitiv theksohet që cur nuk jeni i lumtur, palumturia të “blenë” ty atë që do.

Atëherë, nëse mendja nuk beson  që palumturia funksionon, përse do ta krijojë atë?

E vërteta është që negativiteti nuk funksionon. Në vend që të tërheqë  një situatë të dëshirueshme e ndalon që të rritët atë. Në vend  se të  shkrijë një të padëshirueshme, e mban atë në vend. I vetmi funksion “i përdorshëm” është që forcon egon dhe kjo është arsyeja përse egoja e do atë.

Sapo të jesh identifikuar me ndonjë formë negativiteti, ti nuk dëshiron ta lësh atë, dhe në një nivel të pavetëdijes, ti nuk do ndryshim pozitiv. Do ta kërcënojë identitetin tënd si një person depresionues, i zemëruar ose i kectrajtuar, atëherë ti do ta injorosh, mohosh, apo sabotosh atë që është pozitive në jetën tënde, ky është një fenomen i zakonshëm, po ashtu i sëmurë. Negativtiteti është totalisht i panatyrshëm. Është një helmues fizik, dhe ka një lidhje të thellë mes helmimit dhe shkatërrimit të natyrës.

Asnjë formë tjetër jete e planetit nuk e njeh negativitetin, vetëm njerëzit, ashtu si edhe asnjë formë tjetër njerëzore nuk dhunon dhe helmon tokën.