Highlight Të tjera

Të mërkurën në Prishtinë, Hetem Ramadani ligjëron mbi SHËNDETIN DHE SUKSESIN

Hetem Ramadani

Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, nesër ligjëron në Prishtinë mbi temën “Shëndeti dhe Suksesi”.

Krahas meditimit, i cili prej tri dekadash i është bërë shprehi e përditshmërisë, Hetem Ramadani është përfshirë në fushën e studimeve shkencore të mjekësisë. Pas dekadash të tëra studime, mbi libra e kërkime shkencore, ai sot ka arritur në përfundime,që hedhin poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale.

A doni të mësoni më shumë mbi shërimin pa medikamente?

Shkencëtari Hetem Ramadani shpjegon konceptin i tij shërues, pa medikamente, që po e  sfidon mjekesinë konvencionale.

Nën patronatin e Rotary Club Prishtina, të mërkurën në ora 19:00, në Swiss Diamond Hotel, organizohet ngjarja “Shëndeti dhe Suksesi”, në të cilën Hetem Ramadani diskuton  rreth praktikave të suksesit.

Aty do të diskutohet rreth praktikave të suksesit.

Temat që ai do t’i shtjelloj janë:

Si mund të jemi të suksesshëm pa stres?

Si mund të jemi të fokusuar përkundër kërkesave të shumta ndaj neve?

Cilat janë hapa kryesorë për një shëndet të shkëlqyer?

Të hyrat nga shitja e biletave do të përdoren për blerjen e aparatit ECHO për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.