Highlight Lifestyle

Të duash trupin tënd do të thotë të duash jetën dhe ta pranosh atë!

trup

Kritika, krahasime, paragjykime… Nuk bëhet fjalë për mos-papranueshmërinë e vetës, por për komentet e “shoqërisë” dhe kolegëve. Dhe, nuk është fjala vetëm për ju, të shikuarit në pasqyre dhe urrejtja për trupin tuaj.

Turpi pse nuk e keni trupin ideal është sot real.

Si një grua që  jeton dhe punon në shekullin 21, çdo ditë dëgjon kritika. Njerëzit nuk hezitojnë të shprehin mendimet e tyre për të tjerët. Atyre nuk ua ndinë nëse ju po i dëgjoni ose po i shihni.

Shumë thjeshtë, si gjysma e njerëzimit. Vazhdimisht jeni duke u krahasuar me gratë përreth jush.Ndonjëherë edhe nëse komenti nuk është i drejtuar për ju, ju do të ndiheni të pasigurta me vetën.

Ndonjëherë ju jeni personi i vetëm që i bëni gjërat e vështira për veten.

Edhe pse ke punuar me vetën gjatë për ta pranuar vetën ashtu siç je, nuk mund ta mohoni faktin se keni pasiguri brenda jush sa i përket  asaj si ndiheni dhe si dukeni.

A ia bëni ndonjëherë vetës pyetjen, pse jemi kaq të frikësuar të mendojmë për veten?

Pse ne e lëmë shoqërinë të gjykojë dhe ndikojë dukjen tonë?

A jemi kaq të dëshpëruar? Sa reale është kjo?

A ia vlen të jetosh me këto mendime?

Në vend që të pranohet diversiteti në mes nesh,të pranuarit e njerëzve ashtu siç janë dhe të dashuruarit e joperfeksionit,ne lejojmë negativitein të krijojë hapësira të pafundme brenda nesh, duke na shtyrë që të jemi të ashpër në kritika dhe duke na bërë persona të pamëshirshëm ndaj të tjerëve.

Ne garojmë me njëri tjetrin. Derisa të arrijmë “suksesin”. Ne nuk i shijojmë momentet, ne nuk ndalemi për tu marrë me gjërat që na japin ndjesi njerëzore, ne jemi të turpëruar nga ato.

Ne duhet ta shohim pozitivisht trupin tonë.

Ne duhet ta kuptojmë që të gjitha trupat janë trupa të mirë. Ne duhet ta fusim këtë në mendje “perfeksioni nuk ekziston”.

Mediet nuk do të ndalojnë kurrë së diktuari standardet tona të bukurisë.

Sikur të fokusoheshim te shëndeti siç e kemi fokusin në  bukurinë e jashtme, do të ishim qenie shumë më të shëndosha dhe më harmoni mendore.

Është e dhimbshme, por njerëzit në realitet nuk lodhen për mirëqenien dhe shëndetin e tyre sot.

Çdo gjë që shohin ata është pamja e jashtme dhe ç’është më e keqja, gjithmonë janë me turp për shkak të të “metave”

“Trupi pozitiv” ka të bëjë me të pranuarit dhe dashuruarit vetës dhe të tjerët pa kushte.

Edhe nëse dikush ka trup të tmerrshëm, edhe nëse nuk duket bukur, edhe nëse të duket i çuditshëm. Gjykimi dhe kritika për persona të tillë nuk ju bën njerëz më të mirë.

Kjo vetëm do t’ua vjedhë këtyre personave besueshmërinë dhe do tua shkatërrojë jetën.

Juve mund t’ju duket e gërditshme por për dikë tjetër mund të jetë gjëja më e mrekullueshme. Diçka që ti e konsideron si jo perfekte mund të jetë perfekte për dikë tjetër.

Nuk ju kushton asgjë ti shihni dhe pranoni njerëzit ashtu siç janë pa i gjykuar për mënyrën se si duken, për kilogramët e tepërt, celulitin, dhe barkun e lëshuar.

Duke tejkaluar këto shprehi, ju do të bëheni një person më i shëndetshëm, më i dashur për të tjerët dhe për vetën, dhe do të shohësh bukuritë e botës ndryshe.

Vetëm kështu do të fokusoheni tek bukuria e jetës, pa i shikuar njerëzit me paragjykime. Tek e fundja, është e drejtë e secilit të jetojë jetën ashtu siç është pa u gjykuar nga të tjerët.