Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Të dëshirosh është të marrësh, të synosh është të arrish

dëshira

A do të pranohen përmasat më të plota të përmbushjes nga dëshirat më të ulëta të njeriut, dhe a do të vdesin urie synimet e tij për shkak të mungesës së mbështetjes?

Kështu nuk është Ligji: një gjendje e tillë e gjërave kurrë nuk mund të marrë: “kërko dhe prano”.

Ëndërro ëndrra fisnike, dhe ndërsa ëndërron ashtu do të bëhesh.

Vizioni yt është premtimi se çka do të jesh një ditë, ideali yt shtë profecia se çka do të zbulosh në fund.

Arritja më e madhe në fillim dhe për një kohë ka qenë ëndërr.

Ëndrrat janë filizat e realiteteve.

Rethanat e tua mund të jenë të papajtueshme, por ato nuk do të mund të mbeten gjatë  ashtu  nëse ti nuk mendon për asgjë pos idealit dhe përpiqesh ta arrish atë.

Nuk mund të udhëtosh  brenda dhe të ndalësh jashtë.  Mos harro asnjëherë që ti mund ta realizosh vizionin e zemrës tënde, qoftë i ulët apo i bukur, apo përzierje e të dyjave, sepse gjithmonë do të gravitosh kah ajo që, në mënyrë të fshehtë, e do më së shumti.

Në duart e tua do të jenë të vendosura rezultatet e sakta të mendimeve të tua, do ta pranosh atë që e meriton, as më shumë, as më pak.

Çfarëdo që mund të jetë ambienti yt i tashëm, ti do të biesh, do të mbetesh, apo do të ngritesh me mendimet e tua, me vizionin tënd me idealin tënd.