Highlight Të tjera

Të dëshiroj mjaftueshëm… Një histori prekëse mes nënës e të bijës…

histori prekëse

Po dëgjoja një nënë dhe të bijën e saj në momentet e fundit në aeroport, para se e bija të nisej.

Duke qëndruar tek portat e hapura, ato u përqafuan dhe e ëma tha: “Të dua, dhe ti dëshiroj të gjitha mjaftueshëm.” E bija tha: “ Nënë, e gjithë jeta jonë së bashku ka qenë më shumë se mjaftueshëm. Dashuria yte është e gjitha që më nevojitet. Të dëshiroj të gjitha mjaftueshëm edhe ty, Nënë!” Ato u përqafuan, dhe vajza u largua.

Nëna u ulë afër dritares, e filloi të qajë. Nuk doja të prishja privatësinë e saj. Mirëpo ajo filloi bisedën: “A I keni thënë ndonjëherë dikujt lamtumirë, kur e keni ditur se është e fundit herë?” “Po, I kam thënë”, thashë unë. “Më fal që të pyes, por pse është kjo lamtumira e fundit?”

“Unë jam plakur, e ajo jeton shumë larg.

Kam shumë sfida që po vinë dhe realiteti është se hera tjetër që ajo do të vie është për funeralin tim.”

Tha ajo. “Kur po i thonit lamtumirë, të dëgjova kur thatë ‘të dëshiroj cdo gjë mjaftueshëm’. A mund të të pyes, çfarë do të thotë kjo? Ajo filloi të buzëqeshte. “Kjo është një dëshirë që është përcjellë gjeneratë pas gjenerate. Prindërit e mijë i thonin çdokujt.”

Ajo pushoi për një moment, dhe u kujtua.

“Kur themi ‘të dëshiroj çdo gjë mjaftueshëm’ ne dëshirojmë që personi tjetër të ketë një jetë të mbushur me gjëra mjaftueshëm për ti përballuar.

“Të dëshiroj mjaftueshëm diell për të mbajtur qëndrimin tënd të qartë. Të dëshiroj mjaftueshëm shi për të vlerësuar diellin.
Të dëshiroj mjaftueshëm lumturi për të mbajtur shpirtin tënd të gjallë. Të dëshiroj mjaftueshëm dhimbje, për të vlerësuar lumturitë më të vogla në jetë. Të dëshiroj mjaftueshëm humbje, për të vlerësuar të gjitha gjërat tjera që ke. Të dëshiroj mjaftueshëm ‘përshëndetje’ para se të thuash ‘lamtumirë’ për të fundit herë.”

Ajo filloi të qaj, dhe u largua.

Thonë që të duhet një minutë për të gjetur një person special. Një orë për ta vlerësuar. Një ditë për ta dashuruar. Dhe një jetë për ta harruar.

Të dëshiroj mjaftueshëm…