Highlight Receta

Supë me brokoli për stomak të shëndetshëm

Kjo supë është një përbërje e mahnitshme për detoksifikim. Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë.

Është një perime shumë miqësore për stomakun, dhe parandaln rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe siguron cilësitë antioksiduese.

Këtu janë disa nga përbërësit që ju nevojiten:

2 dhe një gjysmë filxhan  copa të vogla

3 gjethe kërcell selino

1 qepë

2 karota të copëtuara

1 filxhan kale ose spinaq, varësisht nga preferencat tuaja

Lëng nga gjysma e një limoni

2 gota ose supë kockave ose supë perimesh, në varësi të preferencës suaj

Për ta bërë këtë supë të shijshme, filloni duke vendosur dy lugë vaj kokosi në një tenxhere dhe ngrohni ato. (Ju mund të përdorni vajra të tjera).

Hidhni brokolin, selinon dhe qepën e copëtuar imë, dhe lini ti gatuani për pesë minuta. Pastaj, shtoni lëngun e supës dhe zieni për disa minuta. Së fundi,shtoni spinaqin, lëngun e limonit,kripën e detit dhe përzieni.