Highlight Storie Inspirimi

Studiuesit shpjegojnë se çfarë tregojnë zakonet për personalitetin tuaj

zakonet

Ne të gjithë kemi zakone – të mira dhe të këqija. A keni menduar ndonjëherë se sib ëhen këto zakone pjesë e jetës tonë? Nëse ju kafshoni thonjtë tuaj, për shembull, si ndodhë deri tek ardhja e kësaj shprehie?

Sa i përket shkencës së zakoneve, nuk mund të habiteni kur të zbuloni se ato formohen në qendrën emocionale të trurit: ganglinë bazale. Ndërkohë, pjesa logjike, ekzekutive e trurit – korteksi paraballor na këshillon për t’u angazhuar në sjelljen e padëshiruar.

Ne mund të konsiderojmë zakone të mira si ato që janë të dobishme për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Njerëzit që posedojnë zakone më pozitive zakonisht shfaqin nivele të larta të disiplinës dhe vetëkontrollit.

Karakteri ynë është në thelb një përbërje e zakoneve tona. – Stephen Covey

1.Mënyra se si ecni

Patti Wood, një ekspert për gjuhën trupore, thotë se shëtitja mund të dërgojë një mesazh të fortë për ju. Nëse ecën me trupin drejtë, dhe me shikimin përpara kjo tregon se jeni ambicioz dhe i fokusuar. Në të njëjtën kohë, njerëzit mund ta konsiderojnë këtë sjellje të pakapërcyeshme dhe të ftohtë.

2.Stili i të shkruarit

Sipas disa psikologëve, stili juaj I të shkruarit email mund të zbulojë disa gjëra në lidhje me personalitetin tuaj. Për shembull, mungesa e gabimeve drejtshkrimore dhe gramatikore zbulon një tendencë tuajën për të qenë përfeksionist.

3.Saktësia

A jeni arsyeja pse dikush duhet ta shtyej takimin?  A vonoheni gjithmonë? Nëse e keni  zakon vonesën atëherë të tjerët mund t’ju shohin si  të paarritshëm ose shumë të papërgjegjshëm. Ndërkohë, njerëzit që janë gjithmonë të hershëm mund të jenë pak neurotikë. Së fundmi, njerëzit që arrijnë “në pikë” zakonisht shfaqin tipare të tilla si saktësia, përgjegjësia dhe  besueshmëria.

4.Mënyra se si hani

Juliet Boghossian, një ekspert i sjelljes në Los Angeles dhe themelues i firmës për hulumtim të sjelljes gjatë ushqimit, Food-ology, pohon se zakonet e të ngrënit janë të lidhura me tiparet e personalitetit. “Zakonet e lidhura me ushqimin munden, në fakt, të zbulojnë aspektet e personalitetit të individit dhe tendencave të sjelljes”, thotë Boghossian. Ata që hajnë ngadalë zakonisht janë njerëz që duan të jenë në kontroll dhe dinë të vlerësojnë jetën. Në të njëjtën kohë, ata mund të shfaqin besim dhe balancim.