Highlight Shëndeti Të tjera

Stresi, vrasësi i qetë, si ta reduktojmë?

stresi

Stresi është një vrasës i qetë. Stresi emocional dhe mendor ndikon në çdo qelizë të trupit. Truri mund ta kthejë pH e turpit nga acide në alkanë për vetëm disa minuta. Stresi mund të ndryshoj fare lehtë strukturën gjenetike, ndërsa truri mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht në ADN.

qeshni është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Fëmijët qeshin, mesatarisht, 10,000 herë në javë. Te rriturit qeshin, mesatarisht, pëse herë në jave. E qeshura stimulon të gjithë sistemin, eleminon depresionin dhe e kthen trupin nga gjendja alkane për vetëm disa minuta.

Në librin “TheAnatomy of an Illness”,  është rrëfimi i një personi të prekur nga kanceri, të cilit i ishin dhënë vetëm 6 muaj jetë. Ai përdori të qeshurën për të eliminuar kancerin. Qeshni çdo ditë sa me shpesh të jetë e mundur edhe kur nuk ka gjë për të qeshur. Do të ndiheni më mirë dhe më të shëndetshëm.

Gjëja e dytë që mund të bëni për të reduktuar stresin është të buzëqeshni.

Në fytyrën tuaj ka më shumë muskuj se në çdo pjesë tjetër të trupit. Duke buzëqeshur njeriu forcon sistemin imunitar dhe liron  liron endrofinen nga truri, duke bërë që të ndiheni më mirë.  Buzëqeshjën bëjëni një nga zakonet tuaja të përditshme.Buzëqeshni  edhe pa arsye dhe sa më shpesh që mundeni.

Merrni dhe jepni perqafime.

Kontakti njerëzor është i rëndësishëm për jetën. Fëmijët të cilëve u jepet e gjithë lënda e nevojshme ushqyese por nuk marrin shumë kontakt njerëzor,rriten më pak, qajnë më shumë, dhe janë më të prirur ndaj çdo sëmundjeje. Dhe në disa raste ata janë më të predispozuar drejt vdekjes. Sistemi ynë imun fuqizohet kur ne kemi kontakt me një tjetër qënie njerëzore. Pyesni veten sesa përqafime keni dhenë dhe keni marrë sot. Çdo ditë ju duhet të përqafoheni sa më shumë të jetë e mundur!

Është zakon i mirë dhe garanton gjithashtu dhe shëndet të mirë.