Highlight Storie Inspirimi

Sot është Dita Ndërkombëtare e Mendimit Pozitiv!

mendimi pozitiv

Sot është dita ndërkombëtare e mendimit pozitiv. Mendimi pozitiv  vitet e fundit është ndër temat që ka zënë vend në gjithë literaturën bashkëkohore.

Studime të ndryshme theksojnë se fuqia e të menduarit pozitivisht është çelësi i suksesit dhe dështimit. Në shumë raste, besimi i njeriut ka thyer ligje të shkencës si për shembull në rastet e shërimit të sëmundjeve të pashërueshme.

Një person pozitiv është më i lumtur dhe më i suksesshëm në jetë, ndërsa një person negativ nuk shquhet për këto karakteristika.

Sipas Mayo Klinikës optimistët kanë 50% më pak shanse për një vdekje të hershme se pesimistët. Nëse doni të keni një jetë të gjatë, duhet të filloni të mendoni pozitivisht.

Shqetësimet janë një formë e shprehur e mendimit negativ. Shqetësimet po ashtu janë burim i stresit. Sa më shumë që shqetësoheni aq aq më shumë stres do të keni. Jeni më pozitiv dhe do të keni më pak stres.

Në një studim nga Carnegie Mellon, shkencëtarët infektuan personat me virusin e gripit dhe ftohjes. Personat që mendonin pozitivisht raportuan për më pak simptoma madje grupi i pozitivitetit raportoi për më pak njerëz të sëmurë në përgjithësi.

Kur je person pozitiv ti sheh potencialin brenda vetes. Si rezultat ti ke një dritë më vete që ndriçon  vetëbesimin tënd.

Kur mendoni pozitivisht, ju vlerësoni të gjitha gjërat në jetën tuaj. Kur jeni falënderues për këto gjëra, ju largoni mendimet negative nga jeta juaj.

Njerëzit më pozitiv nuk kanë frikë. Ata marrin më shumë kurajo për të provuar diçka të re se sa personat negativ. Sipas një shprehjeje të vjetër, asgjë nuk mund të dihet pa e provuar.

Që nga viti 2003 me 13 Shtator shënohet dita botërore e mendimit pozitiv,si një mundësi që njerëzit të përkujtojnë të mirat që kanë në jetë, bekimet e tyre dhe të mendojnë më shumë pozitivisht.

Unik ju këshillon ta shënoni këtë ditë në mënyrë simbolike:

-Filloni ditën në mënyrë pozitive duke thënë: “Sot do të jetë një ditë e mirë!”

-Thuaj disa pohime. Këto janë fjali pozitive për ju ose rrethanat tuaja që mund t’ju japin guxim, besim dhe vetëvlerësim.

-Rrini me njerëz pozitivë.

-Tregoni mirënjohje për gjërat e thjeshta në jetë.

-Lexoni ose shikoni libra dhe filma pozitivë, motivues.

-Ji i sjellshëm me dikë sot.

-Së fundi, gjëja më e mirë që mund të bëni për veten dhe të tjerët, sot dhe çdo ditë është thjesht të buzëqeshni.