Highlight Storie Inspirimi

S’ka tjetër Zot përveç Jetës…


-Bhagvani, çdo ditë thotë të jetosh një jetë të lirë?

Porosia ime është tepër e thjeshtë: jetoni aq rrezikshme, sa të jetë e mundur. Jetoni me itensitet, me pasion, se nuk ka tjetër Zot, përveç jetës.

Frederik Nishe thotë: “Zoti vdiq”. Kjo nuk është e vërtetë, mbasi Zot nuk ka pasur kurrë qysh nga fillimi. Si mund të vdesë ai? Jetë ka, ajo ka qenë gjithmonë, do të jetë gjithmonë. Lejojeni veten… po e përsëris: lejojeni veten të kapeni pas jetës .

Të ashtuquajturat fe të së kaluarës kurdoherë ju kanë thënë të kundërtën. Ato thonë: “Hiqni dorë”.

Unë ju them: “Festoni!”. Ato e mohojnë veten, unë e miratoj. Ato thonë që jeta është diçka jo e vërtetë, iluzive, dhe krijon idenë abstrakte të Zotit, i cili nuk është gjë tjetër veçse projeksion i mendjeve të tyre. Dhe ato e adhurojnë këtë projeksion.

Kjo është aq absurde, deri në një shkallë të tillë budallallëk, saqë mbetet vetëm të habitesh se si miliona njerëz i besonin një absurditeti të tillë. Ajo që ekziston mohohet vetëm e vetëm se është një abstrakim i mendjes. Zoti është vetëm një fjalë, mirëpo ato thonë që Zoti është real.

Realiteti është jeta: ju e ndjeni atë në të rrahurat e zemrës, ajo pulson në gjakun tuaj, ajo është kudo – në lulet, në lumenjtë, në yjet.

Kurse ato thonë që të gjitha këto janë iluzione. Ato thonë që kjo është bërë po nga ajo lëndë, nga e cila janë bërë edhe ëndrrat. Dhe to krijojnë Zotin – dhe secili, natyrshëm, e krijon Zotin në imagjinatën e vet. Pikërisht prandaj ekzistojnë mijëra zota…

Shkëputur nga libri: “Intuita” nga Osho.