Highlight Shëndeti

Sjelljet që tregojnë se dikush ka pësuar traumë

traumë

Nëse ka një gjë që mund të zvogëlojë dhimbjen që ndjeni pas një traume emocionale është fakti që “ju nuk jeni ajo çfarë mendoni” Kur flasim për “mendime”, nuk po flasim për funksionimin e vetëdijes. Mendime të tilla nevojiten për të funksionuar në punë, në shkollë dhe në jetën shoqërore. Në vend të kësaj, ne po flasim për zërin e brendshëm, që ju bezdisë dhe ju thotë:

“Nuk je mirë”

“Ti je çmendë”

“Nuk do të arrish kurrë asgjë”

“Je një dështim”

“Nuk meriton asgjë”

Të gjitha këto që brendia e juaj ua thotë janë gënjeshtra që ju dërgojnë në despresion, ankth dhe trauma emocionale. Le të mos harrojmë stresin kronik, një “epidemi e shekullit të 21”, që është shndërruar në një katalizator traumatik.
Trazimi emocional ose psikologjik është dëmtim i përbërjes psikologjike të një individi, duke jetuar përeth një ngjarje shqetësuese ose të frikshme. Trauma shpesh ndikon në aftësinë e individit për të përballuar ose për të funksionuar normalisht në shoqëri. Trauma emocionale mund të shfaqet pas disa lloj ngjarjeve ose përjetimeve që mund të keni.
1. Ekspozimi ndaj rrezikut të papritur (p.sh. grabitja e armatosur, vjedhje,thyerje, aksident me makinë, përdhunim, vetëvrasje, terrorizëm).
2. Ekspozimi ndaj rrezikut të zgjatur (p.sh. lufta, abuzimi i fëmijëve, neglizhimi i fëmijës, abuzimi seksual).
3. Problemet në qift, divorci.
4. Vdekja e një personi të dashur.
5. Diagnoza e një gjendjeje kërcënuese për jetën.
6. Përvoja e dështimit ose poshtërimit.
Trauma shpesh i paraprin fillimit të ankthit dhe depresionit të rëndë, siç është rasti i çrregullimeve të stresit post-traumatik (PTSD). Mjerisht, shumë individë me traumë emocionale nuk kërkojnë ndihmë me kohë. Disa nuk mund të pranojnë se ata, në fakt, kanë nevojë për ndihmë. Identifikimi i shenjave të mundshme të traumës mund të bëjë dallimin në një rast të tillë.

Unik ju sjellë disa prej shenjave të mundshme me të cilat përballen personat që vuajnë nga trauma emocionale.

1. Depresion dhe ankth;
Siç është përmendur, ankthi ka të ngjarë të shfaqet pas një ngjarje traumatike. Ky ankth, kronik në natyrë, shpesh e lë individin të ndiejë vetën as nuk po arrin të relaksohet. Njerëzit me një histori të traumës shpjegojnë se ndjehen sikur janë “në roje”, një gjendje e njohur si mbingarkesë.
Në rastin e një personi që zhvillon depresionin e parë, ata kanë gjasa të përjetojnë simptoma të ngjashme me ato të një çrregullimi ankthi. Këto simptoma përfshijnë vështirësi në përqendrim, nervozizëm dhe ndjenjën e mbingarkesës.

2.Abuzimi me substanca;
Studimet e shumëfishta gjejnë një lidhje të caktuar shkakore midis përvojave traumatike dhe abuzimit me substance. Në një studim prej 587 personash të botuar në revistën Depresioni dhe Ankthi, hulumtuesit rekrutuan pacientë nga dhomat e pritjes të klinikës në Atlanta, Gjeorgji (SHBA). Studimi tregoj se pjesa dërmuese e të anketuareve ishin në varësi me substancat e ndryshme, duke përfshirë marihuanë (45%), alkool (39%), kokainë (34%), heroinë dhe opiate (6%).

3. Zemërimi;
Zemërimi mund të përbëjë një barrë të rëndë për një viktimë të traumës. Trauma e vuajtur në fëmijërinë e hershme mund të prodhojë ndryshime në tru që e bëjnë të vështirë për viktimën që të kontrollojë emocionet e tij / saj. Shpërthimet e zemërimit ekstrem janë shumë të zakonshme për këtë arsye.

4.Frika;
Përvojat traumatike janë të lidhura në sistemin limbik (emocional) të trurit. Skenat e trurit të individëve me PTSD konfirmojnë dallimet në lidhje me fillimin dhe eliminimin e frikës në krahasim me viktimat pa PTSD. Më konkretisht, viktimat e traumës shpesh kanë një përgjigje të rritur frike.
Për shkak të ndryshimeve në tru, viktimat e traumave kanë më shumë gjasa të përjetojnë emocione shqetësuese, si ankthi, frika dhe paniku. Studiuesit besojnë se kjo është rezultat i mbipopullimit në qendrën emocionale të trurit.

5. Vetëvrasja;
Studime të shumta kanë gjetur një marrëdhënie shkakore midis ekspozimit ndaj traumave dhe vetëvrasjeve. Për më tepër, Teoria Interpersonal-Psikologjike e Sjelljes Suicidale e paraqitur nga profesori i njohur i psikologjisë dhe studiuesi Thomas Joiner tregon që individët me traumë mund të jenë më pak në mëdyshje për të kryer vetëvrasje sesa popullsia e përgjithshme.

6. Rikujtimet;
Rikthimi i ngjarjeve të hidhura në mendje është shumë I shpeshtë te personat me traumë emocionale.
Nxitja e tyre mund të ndodhë nga përvojat e zakonshme, të përditshme. Për shembull, dikush me një histori të abuzimit seksual mund të përjetojë një rikthim emocional të kësaj situate nëse sheh dikë që i ngjan në personin që ka abuzuar me të.

7. Probleme të tjera;
Çrregullimet e gjumit siç janë pagjumësia dhe përgjimi në gjumë janë më të zakonshme tek njerëzit me trauma, veçanërisht ata që janë diagnostikuar me PTSD. Problemet e gjumit dhe ankthet janë shumë të shpeshta dhe djersitja e tepërt po ashtu është një simptomë që tregon se po përjetoni traumë emocionale.