Highlight Storie Inspirimi

Sipas Rhonda Byrne fati nuk është rastësi, është zgjedhje

Rhonda Byrne

A është fati rastësi apo zgjedhje? Është një pyetje të cilës vështirë mund ti jepet përgjigje.

Shumë njerëz mendojnë se çfarëdo që u ndodhë në jetë, qoftë e mirë, qoftë e keqe, është shkruar, nga një forcë e mbinatyrshme.

Megjithatë shkrimtarja dhe motivuesja e njohur, Rhonda Byrne, thotë që fati është zgjedhje.

Ja çfarë ka Rhonda Byrne për fatin.

Jeta drejtohet nga ti. Pa përjashtim, çdo gjë që ti përjeton në jetën tënde. Gjithçka është rezultat i asaj që ke dhënë nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave. Pavarësisht nëse je ose jo i ndërgjegjshëm për këtë fakt. Fatin e ke ti në dorë. Jetën tënde e përcakton ajo që ti ndjen dhe mendon.

Çdo gjë që të prezantohet në jetën  tënde është që ti të zgjedhës atë që dëshiro. Jeta është si një katalog, dhe ti zgjedhë katalogun që do. Po a zgjedhë ti vërtetë çka dëshiron, apo thjeshtë gjykon gjëra negative?

Je ti vetë që lejon që ajo çka ti e quan negative të të shpërqendrojë nga qëllimi i vërtetë në jetë. Qëllimi i vërtetë është dashuria, qëllimi i vërtetë është gëzimi.

Qëllimi i vërtetë është të zgjedhësh atë që dëshiron dhe t’u kthesh krahët të tjerave.

E tëra që duhet të bëni është që të fokusoheni në gjërat që doni. Dhe, të rrini larg nga ato negativet. Çlironi mendjen tuaj njëherë e mirë nga paragjykimet dhe dështimet. Bëjani vetës këtë të mirë. Lërë pozitivitetin të hyj brenda teje dhe të jetoj me ty.