Highlight Të tjera

Simptomat e frikës që duhet t’i dini patjetër

simptoma

Shumica e njerëzve, nëse pyeten se cila është frika e tyre më e madhe, do të përgjigjen: “Nuk kam frikë nga asgjë”.  Kjo padyshim që nuk është përgjigja e vërtetë, sepse pak njerëz e kuptojnë se ata janë të lidhur, të fshikulluar sëhpirtërisht dhe fizikisht nga ndonjë formë e frikes.

Pra, kac në mënyrë delikate dhe i futur thellë është emocioni i frikës, sa dikush mund ta kalojë jetën i ngarkuar me të, duke mos  e njohur kurrë praninë e tij. Vetëm një analizë e guximshme do të zbulonte praninë e këtij armiku universal. Kur filloni një analizës të tillë, kërkoni thellë në karakterin tuaj. Disa prej simptomave që duhet t’i keni parasysh janë:

Mënjanësia, e cila shprehet zakonisht përmes mungesës së ambicies, gatshmërisë për të toleruar varfërinë, pranimit pa protesuar të cfarëdo kompensimi që jeta mund të ofrojë, dembleizmit mendor dhe fizik, mungesë s së marrjes së nismave, së imagjinatës, entuziazmit dhe vetëkontrollit.

Pavendosmëria. Zakoni i lejimit të të tjerëve të mendojnë për ty. Të qëndrosh “në kufij”

Dyshimi. Në përgjithësi i shprehur përmes alibive dhe justifikimeve të krijuara për t’u mbulur, për të shpjeguar nga larg ose për të kërkuar ndjesë për dështimet, ndonjëherë e shprehur në formën e zilisë ndaj tyre që janë të sukseshëm,ose duke i kritikuar ata.

Shqetësimi, që zakonisht shprehet në gjetjen e gabimeve tek të tjerët, prirja për të shpenzuar përtej të ardhurave, lëndia pas dore e paraqitjes personale, të qëndruarit i vrenjtur dhe i ngrysur, mospërmbajtja në përdorimin e pijeve alkoolike, ndonjëherës përmes përdorimit të narkotikëve, nervozizmi, mungesa e vetëpërmbajtjes, ndërgjegjes dhe vetëmbështetjes.

Kujdesi i tepert. Zakoni i të kërkuarit për anën negative në cdo rrethanë, duke menduar dhe folur për dështimin e mundshëm, në vend të përqëndrimit  të vëmendjës tek mënyrat e daljes mbanë. Njohja  e të gjitha rrugëve  që të cojnë drejt fatkeqësisë, por duke mnos kërkuar kurrë për plane që të shmangin dështimin. Duke pritur për “kohën e duhur”, për të filluar vënien në veprim të ideve dhe planeve, derisa pritja  të bëhet një zakon i përhershëm. Duke kujtuar ata që kanë dështuar, dhe duke harruar ata që kanë pas sukses.

Zvarritja është zakoni i shtyrjes për nesër të asaj që duhet të ishte bërë që  vitin e kaluar. Humbja e kohes në krijimin e alibive dhe justifikimeve se puna është bërë. Kjo simptomë është e lidhur ngushtë me kujdesin e tepërt, dyshimin dhe merakun. Mospranimi i përgjegjësisë, cur ajo mund të shmanget. Gatishmëria për të arritur kompromis në vend të një lufte të ashpërm arritja e kompromiseve me vështirësi, në vend të shfrytëzimit dhe përdorimit të tyre si gurë themeli për të ecur përpara. /Unik Portal/