Highlight Të tjera

Simptomat e frikës nga kritika

kritika

Frika  nga kritika është pothuajse si frika nga varfëria  dhe efektet e saj janë po aq fatale për arritjet personale, kryesisht sepse kjo frikë shkatërron aftësinë për të ndërmarrë nisma dhe shkurajon përdorimin e imagjinatës.

Simptomat kryesore të frikës nga kritika janë:

Vetëdija, në përgjithësi e shprehur nëpërmjet nervozizmit, druajtjes nën bisedë dhe në takime me të panjohur, lëvizjeve të ngatërruara të duarve dhe të gjymtyrëve, lëvizjes së shpejtë të syve.

Mungesa e drejtpeshimit, e shprehur nëpërmjet mungesës së kontrollit të zërit, nervozizmi në prani të të tjerëve, qëndrimit jo të rregullt të trupit dhe kujtesës së dobët.

Personaliteti. Mungesa e qëndrueshmërisë së vendimit, aftësia për të ndikuar mbi të tjerët dhe aftësia për të shprehur saktë mendimet. Zakoni i anashkalimit të problemeve në vend të përballjes së drejtpërdrejt me to.Rënia në një mendje me të tjerët, pa shqyrtuar me kujdes mendimet e tyre.

Kompleksi i inferioritetit. Zakoni i shprehjes së  vetë miratimit duke e pohuar me gojë ose veprime, si një mjet për mbulimin e një ndjenje inferioritetit. Përdorimi i “fjalëve të mëdha” për t’u bërë përshtypje të tjerëve, shpesh pa e ditur kuptimin e fjalëve.Shkërbimi i të tjerëve në veshje,mënyrë  të foluri dhe sjellje. Lëvdata për arritje  imagjinare. Kjo nganjëherë jep një pamje sipërfaqësore të një ndjenje superioriteti.

Shpenzime të tepruara. Zakonin i përpjekjes për  t’i “mbajtur  hapat” me shpenzimet e të pasurve, përtej të ardhurave reale.

Mungesa e marrjes së nismave. Dështimi në përqafimin e mundësisë për të ecur vetë përpara, frikë për të shprehur mendimet, mungesë besimi në idetë e veta, dhënie e përgjigjeve të paqartë për pyetjet e bëra nga eprorët, ngurrim në sjellje dhe të shprehur, mashtrim si për ato që thuhen, edhe për ato që bëhen.

Mungesa e ambicies. Dembelizmi  mendor dhe fizik, mungesa e vet afirmimit, ngadalësia  në marrjen e vendimeve, ndikimi  lehtësisht nga të tjerët, zakoni i të kritikuarit të të tjerëve pas shpine dhe i lavdërimit të tyre, kur janë përballë, zakoni i pranimit të  humbjes pa kundërshtuar, heqja dorë nga  një sipërmarrje, kur  kundërshtohet nga të tjerët, dyshues për të tjerët për shkak, mungesë takti në mënyrën se si flisni dhe silleni me të tjerët, mungesë vullneti për të pranuar fajin për gabimet etj…