Highlight Të tjera

Simbolet që kurrë nuk ua keni ditur kuptimin

simbolet

Ka shumë simbole të cilat ne nuk i kemi menduar aq thellë sa të kuptojmë plotësisht mesazhin që ato përçojnë, mirëpo shikoni listën e disa prej simboleve që nuk ua keni ditur kuptimin deri më tani:

1. Toblerone;

Me siguri që ju kurrë nuk i keni kushtuar aq shumë rëndësi logos së kësaj çokollate aq të shijshme. Mirëpo nëse shikoni më vëmendje do të vëreni se në këtë logo fshihet një ari, dhe po ashtu në emër është i vendosur emri i qytetit ku çokollata prodhohet pra Bernë, Zvicër.

2. Statuja e lirisë;

Ndoshta nuk e keni ditur këtë mirëpo majat apo kunjat e kurorës së statujës së lirisë kanë një kuptim të veçantë. Ato simbolizojnë 7 kontinentet e botës.

3. McDonalds;

Besoni ose jo, por logo e McDonalds si fillim është menduar të paraqesë gjinjtë e gruas, kështu duke tërhequr më shumë konsumatorë me ose pa vetëdije.

4. Shenja e pauzës;

A e keni menduar ndonjëherë se përse shenja për të pauzuar paraqitet me dy vija? Epo, erdhi koha të zbuloni sekretin pas saj. Në muzikë kjo shenjë quhet ‘caesura’ që përfaqëson pra pauzën. \