Highlight Success ZONE

Si ti mbijetosh çdo gjëje në jetë, sipas njeriut më të guximshëm në botë, Bear Grylls

Bear Grylls

Nëse jeta do të ishte me të vërtetë mbijetesa e më të fortit, Bear Grylls do të ishte ndër njerëzit e fundit që do qëndronin.

Aftësia e tij për të kapërcyer vështirësitë me  këmbëngulje, ku kaq shumë të tjerë do të dështonin, e ka bërë atë të jetë një frymëzim.

Në mes të episodeve të Bear Grylls: Face the Wild, që shfaqet në Facebook Watch, Goalcast arriti të realizonte një intervistë me të.

“Aventura ka qenë forca lëvizëse e jetës sime që kur unë mund të kujtoj.

Nga ngjitjet e shpeshta me babanë tim të ndjerë, si një Scout dhe më pas nëpërmjet punës sime me Forcat Speciale Britanike si një specialist për mbijetesë luftarake, alpinist dhe skydiver.”

“Aventura ka qenë e vazhdueshme me aq shumë dhe është gjithmonë e rrënjosur në përpjekje, miqësi, rrezik dhe qëndrueshmëri. Qëllimi im është gjithmonë të bëj çmos për të frymëzuar ato vlera në të rinjtë në çdo mënyrë që mundem.

Ky është misioni im”. Tha ai për Goalcast.

Frika është  gjithmonë e pranishme përpara aventurave të mëdha. Përndryshe kjo nuk është një aventurë!

Vetëm kur ne ‘rrëzohemi’ shohim se çfarë jemi bërë.

“Pas aksidentit tim ishte një kohë e tillë e errët dhe besimi im u shkatërrua, por ato muaj të gjatë të dhimbshëm gjithashtu më dhanë një qëllim të qartë.”

“Everesti kishte qenë një ëndërr e madhe e imja qysh kur isha fëmijë dhe babai im i ndjerë më kishte dhënë këtë poster të Everestit që kisha mbajtur gjithmonë pranë shtratit tim.”

“Por unë ndonjëherë pyes veten nëse unë nuk e kisha pasur aksidentin nëse do të kisha në të vërtetë ndonjëherë guximin për ta bërë atë ëndërr një realitet. “