Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si ti eliminosh ndjenjat e këqija?

ndjenjat

Ti mund të ndryshosh gjithçka në jetën tënde, duke ndryshuar mënyrën se si ndihesh. Kur ti ndryshon ndjenjat mbi situatën, situata ndryshon. Por, duke ndryshuar ndjenjën mos u përpiq të heqësh qafe ndjenjat negative, pasi ato nuk janë gjë tjetër veçse mungesa e dashurisë. Pra, ushqe më shumë dashuri! Mos u përpiq ta eliminosh inatin dhe mërzinë, ato eliminohen kur ti jep dashuri. Nuk është nevoja të eliminosh asgjë, jep dashuri dhe e keqja zhduket.

Ka vetëm një pushtet në jetë, dhe ky është pushteti i dashurisë. Ti ose ndihesh mirë duke qenë i mbushur me dashuri, ose ndihesh keq, pasi ke mungesë dashurie. Por të gjitha ndjenjat janë thjeshtë nivele të dashurisë.

Krahasoje dashurinë me ujin në një gotë, ku gota është rupi yt. Kur gota ka pak ujë në të, ka mungesë uji.

Ti nuk mund ta ndryshosh nivelin e ujit duke u përpjekur të heqësh boshllëkun. Zbrazëtia zhduket duke e mbushur gotën me ujë. Kur ndihesh keq, ke mungesë dashurie, ndërsa ndjenjat negative zhduken duke e shtuar dashurinë.