Highlight Kura natyrale

 Si të zbardhni bërrylat dhe gjunjët e errëta?

zbardhni

Bërrylat dhe gjunjët e errët janë një makth i vërtetë në veçanti gjatë verës.

Nxirja e zonave të tilla si sqetullat, gjunjët dhe bërrylat është shumë e bezdisshme edhe pse mjaft e zakonshme.

Gratë zakonisht vuajnë më shumë nga ky problem. Shumë gjëra mund të shkaktojnë këto zona të errëta.

Ja disa receta që do t’iu ndihmojnë të zvogëloni dhe eliminoni këto pjesë të errëta.

Receta 1;
Përbërësi kryesor i kësaj recete është limoni, i cili zbardh dhe pastron  këto shenja të errëta. Përzijeni atë me tranguj dhe do të vëreni ndryshimin brenda disa ditësh.

E gjitha ajo që duhet të bëni është të merrni një trangull të grirë, dhe ta përzieni atë me lëng limoni dhe shafran. Kjo përzierje mund të përdoret nën sqetulla, në gjunjë e në qafë. Mos harroni gjatë larjes të përdorni një sfungjer për të larguar qelizat e vdekura.
Receta 2;
Nëse keni njolla të errëta në qafën tuaj, ju duhet të përdorni Aloe Vera, e cila është e mrekullueshme për lëkurën tuaj dhe është një nga bimët me vetitë më medicinale në botë. Është e lehtë ta rritesh, kështu që duhet të përpiqeni ta mbillni atë në shtëpi në vend që të blini një gjel me bazë Aloe Vera.

Receta 3;

Në mënyrë që të shpëtojmë nga njolla të errëta, është e rëndësishme që të largoni qelizat e vdekura. Ju mund të përdorni sheqer kur nuk keni ndonjë gjë tjetër të dobishme. Një përzierje e sheqerit dhe limonit do ta bëjë lëkurën nën krahët tuaj, në gjunjë dhe në qafë, aq të butë sa të një foshnje. Është e lehtë, e shpejtë dhe e efektshme.