Highlight Natyrë & Turizëm

Si të vizitoni Parisin pa shpenzuar mijëra euro?

vizitoni Parisin

Parisin do ta donim edhe më shumë, sikur të mos ishte kaq i shtrenjtë. Por, qytetin e ëndrrave e dashurisë mund ta vizitoni edhe me pak para. E gjithë kjo mund të ndodhë duke dëgjuar këshillat që do ti japim në vazhdim.

A mund të besoni që mund të shëtisni gjithë ditën në Paris me vetëm 75 euro? Epo kjo është e mundur.


Qëndroni në Bastille ose Montmartre me çmime shumë më të lira. Sigurisht që Saint-Germain-des-Prés është qendër dhe vend i bukur, por duke qëndruar në periferi të qytetit ju do të gjeni çmime më të përshtatshme.


Sezoni kur çmimet janë në ajër prek muajt Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht, prandaj bëni mirë të caktoni pushimet e juaja në fund të vjeshtës. Kështu do të gjeni çmime më të përballueshme. Por, përsëri zgjidhni hotelet ose bujtinat në skaje të qytetit dhe jo në qendër. Kështu do të kurseni para dhe do të shijoni mjaftueshëm.


Harrojeni taksin. Kështu do të shpenzoni tepër shumë. Ju mund të udhëtoni me metro për çmime shumë simbolike.


S’është e thënë që secilën ditë të ushqeheni në restaurante të shtrenjta. Bëni pak ndryshim. Merrni ushqimet e juaja në tregjet e hapura me çmime shumë më të lira.


Hapësirat e gjelbra dhe parqet e Parisit janë një mrekulli e vërtetë. Sigurohuni që në këtë ambient të hani të paktën një vakt gjatë vizitës suaj në Francë.


Nata e juaj duhet të përfundoj me një gotë verë, dhe përparësia është që në Paris, vera është gjëja më e lirë në meny. Një gotë verë e kuqe do t’ju kushtojë rreth tri euro, për dallim prej koktejeve të shtrenjta.