Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Si të shpëtojmë nga pikat e zeza në fytyrë?

pikat e zeza

Nëse vëzhgon fytyrën nga afër, do të shihni disa vrima të vogla, të cilat i quajmë pore. Gjëndrat që prodhojnë yndyrë janë të vendosura në ato pore. Yndyra  është e domosdoshme për të mbajtur lëkurën të butë. Në këto pore ku koncentrimi I yndyrës është i madh krijohen edhe pikat e zeza.

Këto pika të vogla të zeza janë më të zakonshme për njerëzit me lëkurë të yndryshme, por mund të shfaqen në të gjitha llojet e lëkurës.

Nëse keni shumë pika të zeza, veçanërisht në fytyrën, atëherë ky artikull është për ju:

Sot ne do t’ju mësojmë se si të bëni një maskë që do të heqë pikat  e zeza.

përbërësit

1 lugë çaji miell organik sipas zgjedhjes suaj;

2 lugë çaji turmeric;

½ lugë çaji mjaltë të papërpunuar, 2 pika vaj esencial pepermint ose temjan

 

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, shtoni:
2 lugë qaji kos të freskët organik

 

Nëse keni lëkurë të thatë shtoni:

2 lugë qaji vaj  natyral

Udhëzime

Përzieni të gjithë përbërësit  në një tas  derisa të jenë të përzier mirë, pastaj shtoni gradualisht përbërësit e lagësht (të gjithë përveç vajrave esenciale) dhe përziejini butësisht për të formuar një paste. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për disa minuta.