Familja Highlight

Si të rritni fëmijët tuaj që të jenë mirënjohës?

fëmijët

Ne jetojmë në një botë materialiste, dhe për fat të keq shumë nga ne llastojmë fëmijët tonë.

Prindërit duan gjithmonë që fëmijët e tyre të kenë më shumë se që kishin ata kur ishin në moshën e tyre.

Mirëpo ne nuk duam që fëmijët tonë të kthehen në të rritur jo-mirënjohës. Prandaj çfarë duhet të bëjnë prindërit?

1. Filloni kur janë të vegjël;

Filloni qysh kur fëmijët tuaj janë të vegjël, në këtë mënyrë do të implementoni mirësjelljen në trurin e tyre. Hapi i parë është: mos u jepni atyre çdo gjë që kërkojnë.

Është në rregull për fëmijën tuaj të ketë gjëra të mira, mirëpo kur kërkesat teprohet atëherë diçka nuk është në rregull.

2. Bëni punë vullnetare si familje;

Sa më herët që ti inkuadroni fëmijët në punë vullnetare aq më mirë. Vullnetarizmi është një gjë që ndihmon familjen të lidhet më shumë, duke ndihmuar të tjerët.

3. Praktikojeni mirësjelljen;

Fëmijët gjithmonë vështrojnë se çfarë po bëni ju më shumë se të tjerët. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë mirënjohës, atëherë edhe ju duhet të tregoheni të tillë. Bëjeni mirësjelljen pjesë të bisedave të përditshme. Flisni për gjërat që vlerësoni.