Dashuria Highlight

Si të përmirësoni jetën tuaj seksuale?

jetë seksuale

Nëse jeni një person seksualisht aktiv, shanset janë që ju keni menduar më shumë se një herë nëse jeni të mirë në dhomën e gjumit. Por kjo rezulton se sa më shumë mendime që keni rreth kësaj, aq më shumë probleme do të shfaqën.

Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit mund të bëjnë në dhomën e gjumit është të menduarit e tepruar për përformancën e tyre seksuale dhe krahasimin me atë që kanë parë në media apo kanë dëgjuar nga miqtë e tyre.

Kur ju kritikoni veten, shqetësoheni nëse jeni mjaft mirë në seks ose që jeni mjaft të denjë për të qenë me atë person, ju largoheni nga mendimet për tu kënaqur kështu duke bërë që jut ë jeni më të dobët gjatë marrëdhënieve tuaja.

Natyrisht, vetëbesimi është i rëndësishëm në çdo situatë, por studimet sugjerojnë se njerëzit me vetëbesim më të lartë vërtet kanë seks më të mirë. Një studim zbuloi se njerëzit që e gjetën veten tërheqës dhe ishin të sigurt në vetvete kishin seks më të shpeshtë dhe një përqindje më të lartë të partnerëve seksualë.

Dhe nëse ndodh diçka “e keqe”? Epo, kjo është në rregull, sepse seksi dhe dashuria janë plot me gabime. Kini besim të mjaftueshëm për t’i qeshur e kujtuar ato më vonë.