Highlight Kura natyrale

Si të përgatitni vitaminë C pluhur në shtëpi?

Vitamina C është shumë e dobishme për organizmin sidomos kur temperaturat bien.. E njohur sidomos për stimulimin e sistemit imunitar, vitamina C ka edhe  veti të tjera shëruese, që janë pak të ditura.

Ajo vonon plakjen dhe lehtëson shërimin e frakturave apo plagëve në lëkurë. Gjithashtu, vitamina C është thelbësore për përthithjen e substancave ushqyese, të cilat garantojnë mirëqenien e organizmit.

Ushqimet e pasura më vitaminë C janë agrumet, domatet, spinaqi, brokoli, asparagët, papaja, kivi, frutat e pyllit, specat jeshil dhe lakrat.

Vitaminën C mund ta merrni edhe në formë të suplementit, por atë këto ditë mund ta krijoni edhe vet si pluhur në shtëpi.

përbërësit

10 limon organik ose portokallë;

Udhëzime;

Në mënyrë që të bëni këtë recetë ju do ti qëroni limonet ose portokallët. Me frutat e qëruar mund të bëni lëng, ndërsa lëvozhgat vendosni në një enë xhami dhe thani në temperaturë mesatare në furrë.

Përzieni herë pas herë që të mos digjen.Lini pakëz hapur derën e furrës.Kur duket që janë tharë mjaftueshëm, hiqni nga furra dhe lërini që të ftohen. Kur janë ftohur krejtësisht, grini në rente dhe ruani në një enë qelqi në frigorifer që të siguroni qëndrueshmëri më të madhe.

Ju mund ta shtoni pluhurin e vitaminës C në lëngje, ujë, smoothie…