Familja Highlight

Si të pastroni rrobalarësen me produktet që keni në kuzhinë?

Shumica e njerëzve besojnë që pasi rrobalarëset janë gjithmonë në kontakt me ujë dhe detergjent, ato nuk mbajnë papastërti. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Në fakt, kjo pajisje shtëpiake që ne përdorim kaq shpesh është vazhdimisht në kontakt ma lagështinë. Pra, çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë që makina juaj larjes mund të duket e pastër, por ajo mund të jetë e mbushur me myk dhe papastërti të tjera. Këtë me gjasë mund ta hetoni edhe nga aroma e pakëndshme që liron.

Pastrimi i rregullt i makinës bën që ajo ta ruajë pastërtinë për një kohë të gjatë.

Në këtë artikull Unik do t’ju mësojë një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për të pastruar makinën tuaj të larjes.

Kjo metode mund të përdoret për të gjitha rrobalarëset që e kanë përpara derën  e hapjes.

Ja për çfarë keni nevojë:

2 gota e uthull të bardhë;

1/4 e një filxhan sode buke;

1/4 e një gotë uji.

Filloni duke hequr brezin e gomës dhe pastroni me një leckë të lagur, duke bërë të njëjtën gjë në derë dhe pjesë të tjera. Pra eliminoni pluhurin e dukshëm.

Tani përzieni sodën e  bukës me ujë dhe derdhni përzierjen në ndarësin e detergjentit të makinës. Shtoni uthullën në kazan dhe filloni një cikël normal të larjes duke përdorur ujë të nxehtë.

Derisa makina po e bën punën e saj, pastroni pjesën e jashtme me një leckë me uthull.

Sapo të përfundojë programin e larjes rrobalarësja, ju mund të pastroni brenda me një  sfungjer normal derisa brenda ajo është ende e nxehtë.

Mos harroni gjithashtu të pastroni ndarësin e detergjentit.

Rekomandohet që ta bëni këtë të paktën një herë në muaj për ta mbajtur makinën tuaj të pastër nga papastërtia dhe myku.