Highlight Të tjera

Si të ngadalësojmë procesin e plakjes?

Si të ngadalësojmë procesin e plakjes?

Procesi i plakjes është ndër problemet më të ndërlikuara biologjike. Qindra raste studimore dhe përpjekje janë bërë deri më sot nga shkencëtarët për të zbuluar shkaqet e plakjes.

Në vitin 2004, revista “Scientific American”, botoi një paralajmërim që bënin 51 shkencëtarë të cilët studiojnë plakjen. Aty thuhej se “asnjë produkt që shitet sot për të parandaluar plakjen—as edhe një—nuk ka dhënë ende prova se mund të ngadalësojë, të ndalojë ose të kthejë mbrapsht procesin e plakjes te njeriu”.

Ndonëse ushqimi i mirë dhe aktivitetet fizike në masën e duhur mund ta përmirësojnë shëndetin dhe të ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga ndonjë sëmundje, asgjë nuk ka dhënë prova se ngadalëson plakjen.

Kur trupi i jashtëm duket që është duke u plakur me shpejtësi brendësia e trupit nuk ndryshon gjatë kohës, përveç se ti mund ta ndiesh më thellë dhe bëhesh më i plotë. Nëse tani je njëzet vjeç, fusha e energjisë së brendësisë së trupit do të njehët njëlloj kur të jesh tetëdhjetë vjeç. Do të jesh po aq i gjallë.

Sapo gjendja jote e zakonshme se qeni jashtë trupit dhe i burgosur në mendjen tënde do të ndryshojë, për të qenë në trup dhe i pranishëm në të tashmen, trupi do të ndihet më i lehtë, më i gjallë, më i qartë.

Kur në trup të ketë më tepër vetëdije, struktura molekulare do të bëhet më pak e dendur. Më tepër vetëdije do të thotë më pak iluzion ndaj materiales.

Kur ti bëhesh i identifikuar më tepër me brendësinë e përjetshme të trupit sesa me trupin e jashtëm, kur prania bëhet një mënyrë normale e vetëdijes dhe e kaluara dhe e tashmja nuk zotërojnë më vëmendjen tënde, ti nuk grumbullon më kohë në psikikën tendë dhe në qelizat e trupit. Grumbullimi i kohës si barrë psikologjike e së kaluarës dhe e së ardhmes dëmton aftësinë e qelizave  për tu riformuar. Kështu, nëse ti jeton në brendësinë e trupit, trupi i jashtëm do të plaket me një ritëm më të ngadaltë, por edhe kur të plaket, thelbi i përjetshmërisë tënde do të ndriçojë nëpërmjet formës së jashtme, dhe ti nuk do të dukesh i vjetër.