Highlight Të tjera

Si të ndihesh me veten dhe jetën tënde?

ndihesh

Shpesh tentojmë të kontrollojmë gjërat e “mira” dhe “të këqija” që ndodhin në jetën tonë.

Si ndihesh me veten dhe jetën tënde?

Ne pyesim vetën:

“Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?”

Secili nga ne ndonjëherë ia kemi shtruar vetes këtë pyetje dhe përgjigja sigurisht ka qenë e vështirë të ipet.

Nuk është gjithmonë e lehtë të ndalemi dhe të relfektojmë mbi veprimet tona disa herë në ditë. Veçanërisht në kohën moderne të të jetuarit.

Megjithatë, nëse shikoni përreth jush dhe ju kushtoni vëmendje, ju do të kuptoni se universi ju jep disa mundësi. Si për të ndërtuar karma të mira çdo ditë të vetme.

Çdo mendim, fjalë dhe veprim nxjerr energji jashtë në univers. Idealisht, ju doni të lëshoni akuza pozitive sa herë që mundeni për të ardhur tek ju sa i përket parimit karmik.

 

Mendoni pak mbi momentet kur keni bërë dikë të ndjehet mirë,kur keni ndihmuar dike të ecën shkallëve, kur i keni treguar dikujt rrugën e saktë për diku.

Kur mendoni për momente të vështira në jetën tuaj, kujtoni njerëzit që ju kanë qëndruar pranë, që kanë qenë me ju për t’ju inkurajuar.

Energjia që do të rrezatojë nga këto mendime, do t’ju bekojë, do t’ju udhëheqë dhe do t’ju mbrojë çdo ditë të jetës suaj. Natyrisht, ne nuk duhet të veprojmë me shpresën për diçka në këmbim, por me qëllimet më të pastra. Dhe kështu ju shihni se si mund të ekzistojnë shumë mënyra për të vepruar nga një vend dashurie në baza ditore nëse zgjedhim të bëjmë të jemi të dobishëm dhe pozitiv.

Ndërsa vazhdoni ta bëni këtë, do të ndjeni ndryshimin tuaj personal të energjisë. Dhe ju do të ndiheni më mirë për veten dhe për jetën në përgjithësi. Do të shihni shtigjet e krijuara për ju, ku nuk ka pasur asnjë. Mbi të gjitha, nuk do të kesh frikë, sepse do të kesh besim në karma-n tënde.