Highlight Të tjera

Si të mos zemërohemi kurrë?

Si të mos zemërohemi kurrë?

Shumë njerëz pa nevojë ia vështirësojnë jetën vetes duke shpenzuar forcën dhe energjinë kur  hidhërohen dhe kur dëshpërohen.

Fjala “hidhërim” do të thotë shpërthim, eksplodim, histeri, të jesh i tronditur. Edhe fjala “zemërim”, është e ngjashme.  Domethënia e saj ta përkujton atë që bën fëmija i sëmurë natën, gjithnjë në mes të të qarit të pezmatuar dhe të mërzitur. Fëmija pushon së qari dhe gjithnjë kërkon diçka, në mënyrë që pas pak çasteve të fillojë përsëri.  Zemërimi është shprehje fëmijërore, por ajo e përshkruan reaksionin emocional të shumë personave të rritur.

“Mos u zemëro” kjo është një këshillë për të gjithë neve. Duhet të pushojmë se hidhëruari dhe së zemëruari, dhe të mendojmë se si të kemi forca të jetojmë me sukses.

Por si t’ia fillojmë ta bëjmë këtë?

Hapi i parë është ta ngadalësoni ritmin ose të paktën ta bini në nivel normal. Ne nuk e kuptojmë se si mënyra e jetës sonë është përshpejtuar e as që jemi të vetëdijshëm për shpejtësinë në të cilën e shtyjmë vetën. Shumë njerëz fizikisht shkatërrohen me këtë ritëm të jetës, por është edhe më tragjike që e shkatërrojnë edhe mendjen edhe shpirtin e tyre.

Ka mundësi që ndonjë person të jetojë jetën fizike të qetë, e megjithatë ta mbajë tempin e shpejtë në planin emocional. Nga kjo pikëpamje, madje edhe të molisurit mund të jetojnë me temp shumë të shpejtë. Mënyra më të cilën mendojmë e përcakton shpejtësinë me të cilën zhvillohet jeta jonë. Kur vetëdija pa ndonjë bazë kalon nga një qëndrim i gjendjes me ethe në tjetrin edhe vetë bëhet e ethshme; pasojë e kësaj është gjendja në buzë të trishtimit.

Shpejtësia e jetës bashkëkohore duhet të jetë e matur nëse nuk duam të vuajmë seriozisht nga zemërimi dhe shqetësimi që na e pakësojnë forcën. Zemërimi i tepërt krijon në trup materie toksike dhe nxit çrregullime emocionale.  Nëse pasoja e këtij shqetësimi emocional  mbahet kështu në gjendjen  e trupit, çfarë do të duhet të ishte pasoja për vetë qenien e brendshme të personalitetit, të njohur si shpirt?

Është e pamundur të arrihet paqja në shpirt nëse ritmi i jetës është shpejtuar në mënyrë të ethshme. Gjithsesi synoni ta zhvilloni ritmin jetësor normal, të natyrshëm. Ushtrojeni, ruajeni paqen shpirtërore. Mësojeni artin e flakjes së të gjitha shqetësimeve. Për t’ia dalë mbanë kësaj, ndaluni ndonjëherë dhe thoni “Unë tash heqë dorë nga shqetësimet ngacmuese, ato po më braktisin. Unë jam i qetësuar.”

Për ta arritur këtë mënyrë efikase të jetës, preferohet të përpiqeni të thirrni mendimet e mbushura me paqe. Për çdo ditë bëjmë një varg veprimesh me qëllim që ta ruajmë trupin tonë në mënyrën e drejtë. Lahemi, lajmë dhëmbët, ushtrojmë. Në të njëjtën mënyrë do të duhej të ndanim kohë që të përpiqemi ta ruajmë shëndetin e mendjes. Njëra nga mënyrat është të rrimë në paqe dhe të lëshojmë përmes vetëdijes një varg mendimesh të mbushura me paqe.

Ndërsa kur është fjala për kontrollin e emocioneve më e rëndësishmja është zbatimi i përditshëm i metodave shëruese. Kontrolli i emocioneve mund të arrihet në mënyrë të lehtë. Nuk mund ta zhvilloni vetëm me leximin e librave, megjithatë shpeshherë edhe kjo ndihmon. E vetmja mënyrë e sigurt është nëse punoni me qëndrueshmëri, me rregull dhe sistematikisht, duke e zhvilluar besimin krijues.

Filloni me procedurat themelore, thjeshtë si ushtrime për qetësimin fizik. Mos ecni poshtë lartë nëpër hapësirë. Mos i kërcitni gishtat. Mos goditni, mos bërtisni, mos u zini dhe mos u endni nëpër dhoma.

Mos i lejoni vetës që të zemëroheni. Kur të jeni të shqetësuar, lëvizjet i keni të theksuara. Për këtë arsye filloni nga më të thjeshtat, e kjo është të pushoni së lëvizuri. Rrini i qetë, uluni, shtrihuni. Gjithsesi uleni tonin e zërit