Highlight Meditimi

Si të meditoj në tekniken Transcendentale?

Meditimi

Meditimi Transcendental mbështetet tek shkenca. Vedat (skripte hinduiste) lindore dhe shkenca objektive perëndimore janë vërtetuar prej mijëra vjetësh. Për vedat lindore është karakteristike që e shikojnë problemin në mënyrë të tërësishme dhe të përjetimit. Një përjetim do të thotë më shumë se 100 fjalë apo prova.

Kjo është vërtetuar edhe nga ana e shkencës objektive perëndimore. Pra, MT-ja ka mbështetje shkencore dhe nuk ka elemente filozofike, të botëkuptimeve apo elemente të kulturave të posaçme. Dhe, çështje më e rëndësishmja, kjo gjë funksionon në praktikë.

Por, çfarë kërkon teknika e MT-së nga praktikanti i MT-së?

Si të meditoj në tekniken Transcendentale?

Nga praktikanti i MT-së, teknika e MT-së kërkon vetëm dëshirën, vullnetin dhe qëndrueshmërinë për ta mësuar tekniken dhe për ta ushtruar rregullisht.

Praktikuesi i kësaj forme të meditimit kërkon edhe një hapësirë të qetë dhe një vend të rehatshëm ku të ulët. Kjo është e tëra.

Pra, Meditimi Transcendental zhvillohet në një hapësirë të qetë, dy herë në ditë nga 20 minuta, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Mund të zgjasë edhe disa orë. Medituesi i MT-së pozicionohet në një vend të rehatshëm, mbyll sytë dhe fillon procesin mendor. Efekti i këtij procesi është qetësimi natyral dhe gradual i mendjes dhe trupit.

Mt-në mund ta ushtrojnë të gjithë dhe nuk kufizohet vetëm për ata që dëshirojnë të ikin nga jeta reale, siç janë vlerësuar dikur medituesit nga vëzhguesit  e tyre. Pra, nëse mediton nuk  do të thotë që ndryshon stilin e jetës, zakonet, shprehitë,bindjet, besimin, pamjen e jashtme ose ushqimin.

Pra ky lloj i meditimit nuk kërkon asgjë.

Nuk të kërkon të lirohesh nga veset, ndonëse shumica e stimuluesve ndikojnë në stres.