Highlight Të tjera Ushqehu shëndetshëm

Si të largojmë shprehitë e këqija të të ushqyerit?

të ushqyerit

Zakonet e këqija të ngrënies mund të çojnë në shumë efekte anësore, të tilla si energjia e ulët, zgjerimi i linjës së belit dhe rreziqet më të larta të gjërave të tilla si diabeti ose sëmundjet e zemrës. Ndryshimi i shprehive të thjeshta mund të çojë në një mënyrë jetese të shëndetshme në përgjithësi e me më shumë energji. Mësoni si të thyejmë disa nga zakonet më të zakonshme të ngrënies dhe ndihmoni vetës tuaj drejt një jete sa më të shëndetshme.

1. Të ushqyerit e tepërt: A nuk mund të ndalosh së ngrëni gjithçka që keni përpara? Atëherë përdorni pjata më të vogla. Në vend të pjatës që përdorë për darkë, përdor atë të sallatës dhe zvogëlo porcionin për shujtën e ardhshme.

2. Të ushqyerit natën: Me siguri që shpesh keni zënë vetën duke marrë diçka nga frigoriferi natën vonë? Atëherë ndaloni. Pas darkës mendojeni kuzhinën si një vend të mbyllur dhe lajini dhëmbët menjëherë pasi që do të keni ndjenjën e pastërtisë e ndjenja e urisë do të shuhet ngadalë.

3. Mënjanoni mëngjesin: Mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, prandaj kujdesuni që kurrë mos të harroni të përgaditni diçka të lehtë e të shëndetshme për mëngjes. Si opsione të mira mund të jenë llojat e ndryshme të farave chia, liri etj ose një pjatë tërshërë me pemë sipas dëshirës suaj.

4. Pirja e verës së kuqe çdo natë; Me siguri që keni dëgjuar se sa e shëndetshme është vera e kuqe, mirëpo një gotë mund të përmbajë deri në 125 kalori, kështuqë nëse jeni pëlqyes i verërave përdorni gota e sasi më të vogël.

5. Ëmbëlsuesit artificial: Nëse mendoni se ëmbëlsuesit artificial janë të shëndetshëm për ju atëherë gaboheni rëndë. Mundohuni të lini anash dalë ngadalë dhe zëvendësoni me ëmbëlsuesin natyral siç është mjalta.

6. Kaloritë nuk numërohen në vikend; Është më e lehtë të ndjekim rutinën e shëndetshme përgjatë javës mirëpo shumica nga ne mendojmë që është në rregull të kemi pushim në ditët e vikendit. Në vend që të provoni gjithë ëmbëlsirat në pastiçeri, mund të provoni një prej saj si një dhuratë ndaj vetës ose të përgatitni një version të shëndetshëm në shtëpi. Por kurrë mos e teproni.

7. Bërja e shumë punëve gjatë ngrënies; Puna gjatë ngrënies do të thotë më shumë ushqim për ju. Është e lehtë për ne të ndryshojë situata gjatë ngrënies nëse ju jeni fokusuar të përfundoni sa më shumë punë. Përgatitni ushqimin tuaj dhe kushtoi shujtës tuaj një kohë të caktuar dhe punën mund të vazhdoni më pas.

8. Nuk planifikoni ushqimet; Nëse nuk keni planifikuar frigoriferin tuaj më parë për shujtat e ardhshme atëherë do të jetë më e vështirë për të zhvilluar shprehinë e të ushqyerit shëndetshëm.