Highlight Shtëpi / Dekor

Si të krijoni dezinfektuesin tuaj natyral?

dezinfektues


Shumë produkte pastrimi të prodhuara në treg janë bërë me kimikate të rrezikshme, që mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes, irritime të lëkurës dhe ndotin ajrin në shtëpinë tuaj. Kur bëni një dezinfektues natyror me sende të zakonshme shtëpiake, ju zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj kimikateve të dëmshme dhe mbani shtëpinë tuaj të pastër.

Ju mund ta përdorni këtë dezinfektues për të: pastruar shtëpinë tuaj, dyshemenë, tualete, dhe çdo sipërfaqe madje me një erë të këndshme!

 

Përbërësi kryesor është lëvozhgat nga limoni.

Kjo recetë mund të bëhet gjithashtu duke përdorur lëvozhgë portokalli ose mandarinë. Është e lehtë dhe rezultati është i shkëlqyeshëm: një shtëpi natyrale e pastër dhe e mirë.

 

Përbërësit:

 

Lëvozhga nga 4 limona;
300 ml ujë (1 ¼ filxhan);
3 lugë alkool.

 

Udhëzime:

 

Ruajeni lëngun e limonit për ta përdorur më vonë dhe vendosni lëvoren e limonit dhe ujin në një kavanoz qelqi të mbyllur fort.

Lëri lëvozhgat për 3 ditë pastaj përzieni më ujë për rreth 5 minuta.

 

Pastaj përzieni alkoolin dhe tundeni mirë.
Tani dezinfektuesi juaj natyral është gati. Është me të vërtetë praktike dhe e lehtë për t’u bërë, apo jo?