Highlight Të tjera

Si të keni ndikim tek të tjerët?

ndikim

A keni qenë dëshmitarë ndonjëherë të jeni prezent në një dhomë plot me njerëz, dhe dikush vetëm të hyjë, dhe të gjithë papritmas plasaritin qafën e tyre vetëm e vetëm për të marrë një shikim të shpejtë të tyre? E pra, njihuni me vetëbesimin dhe ndjeni praninë e tij kudo. Për ju që të veproni në vetëbesim të plotë dhe prezenca juaj të vërehët nga të gjithë, ju duhet të filloni të shkatërroni frikat e juaja. Bëhu personi më interesant kudo që jeta të të dërgojë me vetëm disa këshilla:

Uluni përpara: A ju kujtohet takimi i fundit që keni ndjekur? Qoftë në punën tuaj, në shkollë apo diku tjetër dhe kur takimi ka filluar të ndodhë, vendet në fund janë mbushur aq shpejtë sa që ju humbët vëndin tuaj të preferuar. Në fund të fundit ato janë vendet e përsosura për njerëzit më të turpshëm që tentojnë të fshehin prezencën e tyre duke mos qenë në qendër të vëmendjes për asnjë sekond. Mos lejoni vetëvetën të jeni ai person që gjithmonë ulet në fund të koncertit, teatrit apo edhe autobusit që ju merrni cdo ditë për në pune. Për ju të nxirrni në pah më të mirën tuaj, synoni fillimin, aty edhe ku e keni vendin ju bashkë me vetëbesimin tuaj.

Mirëpritni gjërat e reja; Askush nuk do të dëgjoj dikë që ankohet për rutinën e tyre të përditshme dhe problemet e tyre personale gjatë gjithë ditës çdo herë që të hyjë diku. Përjetoni gjëra të reja, meritoni një pushim. Kur ishte koha e fundit që vizituat kinemanë për të parë filmin më të fundit? Tani është koha e përkryer. Apo një orë mësimi të një gjuhe të huaj? Gjithmonë synoni për eksperienca të reja dhe persona të rinjë në jetën tuaj, dhe nuk do të jeni personi i “mërzitshëm” kur të hyni në dhomë përsëri.

Praktikoni kontaktin me sy; Sa herë që ju të bisedoni me dikë, përpiqeni të shmangni kontaktin me të në çdo mënyrë të mundur, madje edhe pa vetëdijen tuaj, gjë që menjëherë bën partnerin tuaj inferior ndaj jush. Të bën të dukesh sikur ti ke gabuar diçka dhe po mundohesh ta fshehesh poshtë qëpalleve tuaja. Bëj sytë të punojnë për ty, duke treguar vetëbesimin tuaj përmes tyre dhe mos tregoni shenja dobësie. Sytë tregojnë shumë rreth personit, nëse ai/ajo po gënjen, apo po tregon të vërtetën, apo ata po tregojnë guxim ose frikë por provoni ti mbani sytë tuaj në mënyrë që të tregojnë për personalitetin tuaj të fortë.

Bëhu dëgjues i mirë; Ndërkohë që njerëzit dëshirojnë të flasin për veten e tyre, ata po ashtu dëshirojnë të dëgjohen nga të tjerët. Gjithmonë tregoni interesin tuaj, bëni pyetje për gjërat që ju interesojnë dhë jo vetëm që do lini përshtypje të mirë por poashtu mund të mësoni gjëra të reja.

Mos harro të buzëqeshësh; Buzëqeshni shumë, kudo që të jeni, por ama jepni një buzëqeshje të madhe. Ajo përfaqëson pozitivitetin tuaj dhe madje edhe nëse dikush përpiqet të jetë i zemëruar me ty, kush mund të refuzojë atë buzëqeshje të madhe e të fuqishme tuajen? Edhe kur ju nuk e ndjeni që është momenti i duhur për ju të buzëqeshni, vetëm bëjeni atë. Do të vëreni sa do të ketë ndikim në humorin tuaj.

Lexoni; Ju duhet të jeni gjithmonë i mirë-informuar, mendoni të jeni të informuar për më të rejat e fundit dhe më ngjarje që lidhën me fusha të pergjithshme. Lexoni libra të zhanreve të ndryshme dhe pasuroni fjalorin tuaj e zhvilloni mënyrën e të menduarit.

Zhvilloni stilin tuaj; Përshtypja e parë që dikush bën duke hyrë në një dhomë, është patjetër dukja e tyre dhe se sa ata janë elegant. Kështu që përpiquni të gjeni stilin tuaj unik dhe të lini një përshtypje të mirë të parë pa hapur gojën tuaj fare.

Perfeksiononi hyrjen tuaj: Mësoni më gjerësisht për artin e paraqitjes diku, dhe mënyrën se si duhet të sillemi për të qenë qendra e fokusit momentin që shkelni në një vend.