Sport / Fitness

Si të fillojmë ditën me energji?

energji

Të pasurit një stil të shëndetshëm të jetës është një gjë e rëndësishme në punë, pasi që pasqyron dhe delegohet drejtë në përformancën tonë.

Konsumoni ujë

Konsumimi i ujit jo vetëm që na mban të hidratuar gjatë gjithë ditës, por do t’iu bëjë edhe më energjik. Uji do ti largojë toksinat e tepërta nga trupi juaj dhe do të bëjë që ju të ndiheni më të plotë, prandaj do të hani më pak ushqim.

Ushqimi i shëndetshëm

Shumica nga ne e kemi përjetuar atë momentin e pasdites ku vetëm duam të hamë diçka, shpeshherë diçka të kripur ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyre dëshirave jo të shëndetshme. Mbani ushqime të shëndetshëme afër dhe qëndroni të përgatitur kur jeni të uritur.

Shmangni ushqimet me sheqer.

Aktivitetet e vogla fizike

Kur jeni në punë, shtoni edhe pak aktivitet fizik rutinës tuaj ditore dhe në vetëm disa ditë do të verëni ndryshimet. Në vend se të përdorni ashensorin, ngjituni shkallëve ose nëse përdorni transport publik, ndaluni një stacion më herët dhe ecni për në punë. Gjatë pushimeve të drekës dilni dhe ecni me kolegët tuaj.

Meditim

Bërja e gjërave rutinë e heq lumturinë dhe ndërton frustrimin në punë. Praktikimi i meditimit na ndihmon të ngadalësojmë me gjërat dhe të jemi mjaftueshëm prezent për t’i njohur gjërat e vogla të cilat na sjellin kënaqësi në punë.

Gjithashtu, meditimi na ndihmon t’i shohim më qartë qëllimet tona dhe të jetojmë një jetë më të kompletuar.

Bëni një pushim 5-minutësh

Herë pas here pushoni sytë duke shikuar një objekt të caktuar. Ndryshoni detyrat që i keni për t’i vënë në funksionon muskujt tjerë. Përformoni ushtrime të zgjatjes në tavolinë.