Highlight Sport / Fitness

Si të motivoni veten të ushtroni kur jeni në depresion?

depresion
Të gjithë e dinë se nëse jeni duke vuajtur nga depresioni, aktiviteti fizik është një mënyrë shumë e mirë për të vërshuar sistemin tuaj me endorfinë.

Problemi është se depresioni ka larguar gjithë motivimin tuaj, pavarësisht çdo gjëje. Pra si ta kaloni këtë vështirësi, në mënyrë që të filloni aktivitetin fizik?

Ja disa këshilla:

– Mos pritni për motivim;

Nëse jeni duke pritur që motivimi të vijë, kuptoni se nuk do të vijë. Nëse ndonjëherë e gjen veten duke thënë: “Do të ushtroj më vonë kur të ndihem gati”, atëherë duhet të shkoni dhe ta bëni atë. Kjo mund të ndihmojë të imagjinoni mënyrën se si do të ndiheni kur të përfundoni.

– Dilni me një mik;

ushtrimet me një partner janë më efektive. Është më e pamundur të tejkaloni aktivitetin fizik kur dikush po ju pret. Zgjidhni të ecni, dhe thirrni dikë të ju bashkëngjitet.

– Jepni vetes pushim;

Ndonjëherë nuk jeni gati as fizikisht dhe as emocionalisht për të bërë aktivitet fizik. Kjo është në rregull. Kujdesuni për veten në mënyra të tjera. Dilni pak në diell, provoni një ushqim të shëndetshëm, apo lexoni një libër të mirë.

– Zgjeroni horizontin e aktiviteteve tuaja fizike;

Ju mund të mendoni se aktivitet fizik nënkupton vetëm palestrën. Ju jeni shumë gabim!

Dilni për një shëtitje në park, apo ku të doni.

– Vishni rroba për ushtrime;

Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, mirëpo veshja e rrobave adekuate për ushtrime, ju motivon për të bërë më shumë aktivitete fi