Highlight Sport / Fitness

Çfarë duhet të bëni që të keni një bark të sheshtë?

bark

A po mendoni ta ndërtoni trupin tuaj e të humbni ca kile? A e dini se çfarë duhet bërë për të pasur një bark të sheshtë e të dobësuar?

Unik Portal ju sjellë disa këshilla që duhet ti ndiqni nëse dëshironi të keni një bark të gatshëm për verë.

1. Pini një gotë ujë para se të hani;

Gjithmonë para se të hani një vakt ushqimi pini një gotë me ujë. Kjo do të ndihmojë që ju të ndiheni më të ngopur e kështu do të hani më pak për shkak të kësaj ndjesie. Uji po ashtu dihet që ndihmon në tretje të ushqimit, prandaj mos harroni të pini shumë ujë gjatë ditës.

2. Hani 5 vakte në ditë, mirëpo në porcione më të vogla;

Është shumë me rëndësi se sa herë në ditë hani ushqim. Ju me siguri jeni mësuar të hani 3 vakte të majme, mirëpo kjo është mënyra e gabuar. Nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm, duhet të hani 5 vakte në ditë në porcione më të vogla.

3. Bëni ushtrime kardio 20 minuta çdo ditë, për 5 ditë;

Ushtrimet janë një pjesë shumë e rëndësishme e stilit të të jetuarit shëndetshëm. Ushtroni kardio të paktën 20 minuta cdo ditë, për 5 ditë në javë dhe do të shihni ndryshimin.

4. Largoni ëmbëlsirat;

Ëmbëlsirat dhe sheqeri i tepërt janë faktorët kryesor për shkaktimin e obezitetit dhe për fryrjen e stomakut. Në vend të ëmbëlsirave dhe çokollatave përplot sheqer, provoni të hani çokollatë të zezë e cila ka shumë benefite shëndetësore.

5. Ndaloni konsumin e alkoholit;

Alkoholi po ashtu është një faktor I rëndësishëm për fryrjen e stomakut. Përveç dëmeve të tjera që sjellë alkoholi në shëndetin tonë, ai po ashtu bën të pamundshëm dobësimin. Nëse nuk mund ta lini atë, të paktën pini një gotë verë ndonjëherë por mos e teproni.