Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Si të ecësh në taka të larta? Këshilla nga ekspertët

taka të larta

Takat janë një shtesë e përsosur  për çdo veshje – dhe ato bëjnë që këmbët tona të duken si një supermodele- por veshja e tyre vjen me një çmim.

Dhe nuk është vetëm dhimbja por edhe duke ecur në to me hijeshi ëshë një sfidë për shumicën nga ne. Nëse ju keni dëshirë për të veshur take por thjeshtë e keni parë atë si një sfidë atëherë shikoni këshillat se si duhet ecur drejt e me plot hijeshi.

1. Qëndrimi/ mbajtja e trupit ka shumë rëndësi;

A keni harruar, kur nëna juaj gjithnjë po ju thoshte të qëndroni drejtë? Kjo rezulton se nëna vërtet e di më së miri. Qëndrimi dhe mbajtja e trupit drejtë ka shumë rëndësi që ju të ecni pa vështirësi e pa dhimbje në take të larta.

2. Bëj detyrat e shtëpisë;

Ajo që bën në shtëpi mund të sjellë ndryshime kur vjen puna për të kaluar rrugët e qytetit me hijeshi.

Provoni të praktikoni ecjen tuaj me take edhe në shtëpi.

3. Ka shumë rëndësi se si e bëni hapin;

Ecja nuk mund të jetë aq e lehtë sa 1-2-3. Çelësi është tek shkronja Y. Provoni që gjithnjë hapi juaj të drejtohet nga këmba juaj dhe jo nga taket. Peshoni gjithmonë në pjesën e prapme të takeve dhe jo tek gishtat e juaj.

4. Mbaj këmbët e tua të çlodhura;

Në fund të fundi, ju keni vetëm një palë këmbë. Provoni ti relaksoni këmbët e juaja duke pauzuar me veshjen e takeve herë pas here.