Highlight Lifestyle

Si të dukeni perfekt në moshën 53 vjeçare: Këshilla nga Elle Macpherson

Elle Macpherson

Elle Macpherson është një super-modele australiane, dizajnere e modës për femra, aktore dhe nënë e dy djemve të rritur. Dikush mund të thotë me siguri se ajo duket e përsosur dhe bën konkurencë për koleget e saja në moshë më të re.

Modelja 53-vjeçare nuk ka asnjë sekret të moshës së saj dhe ndan haptas këshilla që e ndihmojnë të duken mahnitëse dhe super seksi.

Ne me të vërtetë nuk mund të injorojmë një grua kaq të mrekullueshme, prandaj vendosëm të ndajmë sekretet e shëndetit dhe bukurisë së Elle Macpherson me lexuesit tanë.

Këshilla e saj kryesore është ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, aktiviteti fizik i rregullt dhe bilanci i pH.

‘Ju do të habiteni kur do të gjeni shiritat e provës pH në kuletën time. Unë kurrë nuk jam pa të. Unë besoj se sëmundjet më të mëdha janë shkaktuar nga mosbalancimi I acidit bazë “.

“Çdo ditë bëj ushtrime në mëngjes dhe punoj në palestër për 45 minuta. Unë eci dhe shkoj në skijim rregullisht. Unë mbaj një dietë të rreptë dhe nuk ha mish të kuq, grurë, ose ushqime të qumështit. Pirja e alkoolit dhe pirja e duhanit gjithashtu janë rreptësisht të ndaluara. Unë shtoj vitamina në regjimin tim, sepse rrit nivelin e energjisë dhe më ndihmojnë të qëndroj aktive. Unë gjithashtu besoj se proteinat dhe shtesat dietike kanë provuar të jenë shumë efikase. Ato ndihmojnë trupin tim të rezistojë stresin e përditshëm. Gjatë viteve të ndjekjes së një jetese të shëndetshme kam provuar mjekësi alternative, akupunkturë dhe refleksologji “, thotë Elle.

Ajo për fund rekomandon të bëni atë që doni në jetë. “Unë dua të jem e shëndetshme dhe e lumtur me atë që bëj.”