Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si të bëni punët tuaja qetë dhe pa mundim?

punët

Kur dikush jeton në harmoni me këtë process të pandërprerë të përtëritjjes, e kupton aftësinë e pazëvndësueshme që të lirohet  dhe të punojë sipas parimit “Vetëm ngadalë”.

Janë dhjetë rregulla të arta në mënyrë që punën tuaj të mos e bëni me mundim.

-Mos e krijoni  bindjen se jeni atlas dhe e bartni tërë botën mbi supët tuaja. Mos i jepni zor aq shumë. Mos e mbiçmoni veten.

-Krijojeni qëndrimin se e doni punën tuaj, dhe ajo do të bëhet kënaqësi e jo dirigjim. Mbase nuk duhet nderuar puna. Ndryshojeni  veten dhe puna do t’ju duke ndryshe.

-Planifikojeni punën, punoni sipas atij plani. Mos organizimi krijon ndjenjën  se jeni “kurthuar”.

-Mos u përpiqni të bëni cdo gjë për njëherë. Ka kohë për cdo gjë. Dëgjoje këshillen  e urtë  “E bëj vetëm këtë”.

-Krijojeni  një qëndrim të rregullt mental, të bindur e vështirë apo lehtë në punën tuaj varet se si mendoni për këtë. Nëse mendoni  se është lehtëë dhe do të bëhet e lehtë.

-Bëhuni efikas në punën tuaj, “Dituria është fuqi”, në punë. Gjithnjë është lehtë të bësh dicka si duhet.

-Përpiquni  të jeni i liruar. Çdo gjë mund të bëhet ngadalë. Mos bëni asgjë me dhunë. Punoni me shpejtësinë tuaj.

-Disiplinohuni:atë që mund ta bëni sot mos e lini për nesër. Grumbullimi i punëve të pakryera vështirëson punën tuaj. Përmbajuni planit të punës.

-Lutuni për punë tuaj. Kështu do të bëheni  më efikas.

Dhe, në fund, merreni “partnerin e padukshëm”. Do t’ju befasojë se sa barrën do ta shkarkojë nga ju. Zoti është në shtëpinë tuaj, në zyra, fabrika, shitore, kuzhina dhe kudo tjetër. Ai  di më tepër për punën tuaj, sesa ju. Ndihma e tij do ta lehtësojë punën tuaj.