Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si të bëheni këmbëngulës?

këmbëngulës

Ka katër hapa të thjeshtë që qojnë në krijimin e zakonit të këmbënguljes. Nuk kërkohet shumë inteligjencë ose arsimim specifik, por pak kohë dhe përpjekje.

Unik Portal ju sjell hapat  e nevojshëm:

-Një qëllim konkret i mbështetur nga dëshira e zjarrtë për përmbushjen e tij.

-Një plan konkret, shprehur në veprime të vazhdueshme

-Një mendje e mbyllur fort kundër të gjitha ndikimeve negative dhe shkruajuese,duke përfshirë sugjerimet negative të të afërmeve, miqve dhe të të njohurve.

-Një aleancë miqësore me një ose më shumë përsona që do t’ju mbështetin të ndiqni si planet, ashtu edhe qëllimet.

Këta katër hapa të thjeshtë janë thelbësore për sukses në të gjitha sferat e jetës. Këta janë hapat me anë të të cilëve dikush mund të kontrollojë fatin e tij ekonomik. Këta janë hapat që qojnë në lirinë dhe pavarësinë e mendimit.

Janë hapat që qojnë në pasurim, në sasi të vogël ose të madhe. Këta udhëheqin në rrugën drejt pushtetit, famës dhe njohjes nga të tjerët. Këta janë katër hapat që garantojnë “ndryshim” të favorshëm. Janë hapat që konvertojnë ëndrrat  në realitete fizike. Këta qojnë gjithashtu në mposhtjen e frikës, shkurajimit e menjanësisë.

Ka një shpërblim të mrekullueshëm për të gjithë  ata që mësojnë t’i ndjekin këta katër hapa. Është privilegji i përcaktimit të fatit tuaj dhe i detyrimit të jetës që të paguajë çfarëdo çmimi që i kërkohet.