Highlight Të tjera

Si ta zhvilloni besimin?

Si ta zhvilloni besimin?

Besimi është një gjendje e mendjes që mund të nxitet a të krijohet nga pohime ose udhëzime të përsëritura nënvetëdijes nëpërmjet parimit të vet sugjerimit. Metoda nëpërmjet së cilës dikush mund të zhvillojë besimin, kur ai nuk ekziston, është tepër e vështirë për t’u përshkruar, në fakt kaq e vështirë, sa do të ishte t’i përshkruaje ngjyrën e kuqe një njeriu të verbër,  i cili nuk i ka parë kurrë ngjyrat dhe nuk ka më çfarë ta krahasojë atë që ju i përshkruani. Besimi është një gjendje e mendjes  që mund ta zhvilloni me vullnetin tuaj, pasi të keni zotëruar trembëdhjetë parimet, sepse është një gjendje e mendjes që zhvillohet vullnetarisht  nëpërmjet zbatimit dhe përdorimit të këtyre parimeve.

Përsëritja e pohimeve të urdhrave të nënetëdijnes suaj është metoda e vetme e njour e zhvillimit vullnetar të emocionit të besimit.

Mos harroni, të gjitha mendimet që janë emocionalizuar dhe bashkuar me besimin, fillojnë menjëherë ta kthejnë vetën në ekuivalenten ose në homologen e tyre fizike.

Ka miliona njerëz që botë që besojnë se janë të “dënuar” në varfëri dhe dështim për shkak të ndonjë forcë të çuditshme mbi të cilën besojnë se nuk kanë kontroll. Ata janë krijuesit  e “fatkeqësisë” së tyre për shkak të këtij besim negativ, i cili kapet nga nënvetëdija dhe përkthehet në ekuivalentin e tij fizik. Besimi i juaj është elementi që përcakton veprimet e nënvetëdijes suaj. Nuk ka asgjë që t’ju pengojë “për të gënjyer” nënvetëdijen tuaj, duke i dhënë udhëzime vetë sugjerimit. Për ta bërë me realistë këtë “gënjeshtër”, silluni siç do të silleshit nëse do të ishit  tashmë në zotërim të gjërave materiale që kërkoni, kur thërrisni nënvetëdijen tuaj.

Nënvetëdija juaj do ta shndërroje në ekuivalenten fizike, sipas mjeteve më të drejtpërdrejta dhe praktike të mundshme, çdo urdhër që i jepet asaj në gjendje besimi se urdhri zbatohet.

Një mendje e mbizotëruar nga emocionet pozitive bëhet një vendbanim i favorshëm për gjendjen e mendjes të njohur si besim. Një mendje e mbizotëruar kështu, me vullnet,i jep nënvetëdijes udhëzime që ajo do t’i pranojë dhe do të veprojë menjëherë mbi to.