Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Si ta thjeshtoni jetën tuaj dhe të gjeni më shumë kohë për gjërat më të rëndësishme!

si ta thjeshtoni jetën

Jeta mund të bëhet mjaft e komplikuar. Por kjo nuk duhet të jetë.

Në fund të fundit, kemi vetëm kaq pak  kohë për të bërë atë që duam dhe për të qenë me ata që duam. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të thjeshtuar jetën tonë dhe për të bërë maksimumin e kësaj kohe të çmuar, megjithatë, shumica prej nesh pëlqejnë të veprojnë sikur do të jetojmë përgjithmonë dhe të jetojmë sikur gjërat e vogla janë jo dhe aq të rëndësishme. Kjo duhet të ndryshojë.

Është e qartë, për shumë prej nesh, jeta është më e ndërlikuar sesa duhet. Dhe dhjetë vitet e fundit, me ardhjen e smartfonëve dhe tabletave, koha për më të dashurit tanë është kufizuar edhe më shumë.

Prandaj Unik Portal, jusjell katër të vërteta të rëndësishme të do t’ju tregojnë se sa e vlefshme është të kaloni sa më shumë kohë me më të dashurit tuaj.

Kur vjen puna për të, ka me të vërtetë katër hapa që duhet të ndërmerrni për të lehtësuar jetën tuaj dhe për të distiluar gjërat në mënyrë që të përqendroheni në atë që është më e rëndësishme:

  1. Çka është më e rëndësishmja?

Së pari, para se të bëni diçka, ju duhet të kuptoni se çfarë është më e rëndësishme për ju. Për disa prej nesh, ky është një hap i lehtë. Nëse keni fëmijë? Familje?

Për çfarëdo rasti, ndani  ca kohë për të kuptuar se çfarë është më e rëndësishme për ju. Ky është themeli i të gjitha hapave të procesit, prandaj ndani  sa më shumë kohë që keni nevojë këtu.

  1. Zgjedhni gjërat me rëndesi 
  2. Tani që ju e dini se çfarë është më e rëndësishme për ju, është koha për të identifikuar objektivat  e lehtë. Mundësia është që ka disa gjëra që mund t’ju marrin një kohë të caktuar,dhe ju mund ta shqyrtoni nëse po humbni shumë kohë pas kësaj pune.

Shembujt përfshijnë:

Pagesa e faturave:Nëse deri më tani keni paguar faturat çdo javë dhe keni humbur disa rë për këtë punë, filloni të bëni pagesa elektronike, që ju kursejnë kohën tuaj shumë.

Kohë të gjatë me shoqëri:  A po kaloni shumë kohë me miqtë tuaj? Sigurisht ata janë një pasuri e vërtetë për ju, por gjithsesi nuk duhet kufizuar asnjëherë kohën që kalonin me të dashurit tuaj, familjaret tuaj.

Një mal me aplikacione në telefon:A keni 10 faqe aplikacionesh në telefonin tuaj që po marrin  vëmendjen tuaj dhe po ju shpërqëndrojnë? Atëherë fshini shumicën prej tyre, sepse ato vërtetë humbin kohën tuaj kot.

3.Thuaj po asaj që të dukët e pamundur

Kjo është ajo ku gjërat mund të vështirësohen. Të pavetëdijshëm, por në fund e kuptojmë se është e mundur, pra cdo gjë është e mundur. Kjo mund të jetë edhe diçka që

Vetëm mbani përkujtimin se çfarë është më e rëndësishme për ju dhe bëni vetes këtë pyetje:

A ndihmon kjo, lidhet, ose luan një pjesë në një farë mënyre në ekzistencën e vazhdueshme të asaj që është më e rëndësishme për mua?

Nëse përgjigjja është PO, atëherë të pamundurën bëje të mundur.

 

4.Qëndro i fokusuar

Nga këtu, gjithçka që mbetet për të bërë është të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në përpjekjet tuaja për të ruajtur këtë mënyrë jetese të thjeshtuar. Gjërat e reja vazhdimisht do të shfaqen dhe do të duhet të jeni të gatshëm ër marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja që nuk mund të jeni gati.

Sidoqoftë, kur filloni të jetoni jetën tuaj në këtë mënyrë – largimi i humbësve të kohës, prerja e pamundësisë dhe përqëndrimi në atë që është më e rëndësishmja – do të shihni se të jetuarit me më shumë qëllim sjell shumë paqe, lumturi dhe ndjenjë ekuilibri që nuk e dinit kurrë së ishte e mundur. /UnikPortal/