Highlight Shëndeti

Si ta shëroni vetën pa shkuar te mjeku?

mjeku

 

Ka disa sëmundje të lehta, inflamacione që mund ti shëroni edhe pa shkuar te mjeku. Trupi i juaj ka fuqi të shërojë vetën dhe  ju duhet vetëm ta motivoni vetën në këtë drejtim.

Ju duhet të kuptoni fuqinë që keni brenda vetës dhe ta shpërfaqni atë sa herë që shëndeti  juaj rrezikohet.

Unik Portal ju sjellë një listë të gjërave që duhet të bëni për të shëruar  vetën nga sëmundjet dhe inflamacionet.

-Provoni të jeni sa më pozitiv, të mendoni mirë dhe vetëm gjëra të mira. Ky është një faktor i rëndësishëm për ta ndjerë vetën më mirë dhe për të mposhtur sëmundjet.

-Lutu ose medito.  Lutjet  shëruese ose meditimi janë një mjet i fuqishëm dhe përqafimi i spiritualitetit, në çfarëdo forme që do të thotë për ju. Ajo mund të diversifikojë gamën e emocioneve pozitive që ju ndjeni. Po ashtu mund të ulë rrezikut e atakimit nga sëmundje kronike dhe inflamacionet.

– Nëse po kërkoni të zgjeroni emocionet tuaja pozitive, yoga duhet të jetë në listën e prioriteteve tuaja. Yoga ndryshon trurin tuaj. Lëshon neurotransmituesin “qetësues” të trupit, i njohur edhe si acid gama-aminobutric . Kur jeni duke praktikuar Yoga, truri liron më shumë nga ky qetësues që zvogëlon ankthin dhe sjell ndjenja të qetësisë.

-Vendosja e qëllimeve dhe evidentimi i tyre  në letër është një mënyrë e nënvlerësuar e transformimit të shëndetit tuaj mendor.  Pjesa më e rëndësishme e vendosjes së qëllimeve është të vendosni se çfarë do të arrini dhe si do të arrini atje. Përcillni cdo ditë këta hapa dhe do të shihni që planet tuaja po realizohen.

-Zgjidhni lumturinë. Duket kaq e thjeshtë, apo jo? Por në mënyrë aktive mund të bëni zgjedhje të vogla për të rritur gamën tuaj të emocioneve pozitive. Për shembull, duke u ndalë për  pesë minuta çdo mbrëmje për të shënuar tri gjëra që ju jeni mirënjohës. Kjo mund t’ju ndihmoj të ndiheni të frymëzuar dhe entuziastë për jetën.

Të jesh i lumtur dhe pozitiv nuk vjen gjithmonë natyrshëm, por, si me shumicën e gjërave, sa më shumë që praktikojmë kultivimin e këtyre ndjenjave, aq më lehtë do ta kemi të ndjehemi të tillë.