Dashuria Highlight Të tjera

Si ta përmirësoni jetën në qift dhe familje ?

familje

Marci Shimoff, një ndër autoret e librave më të shitur në botë në fushën e mendimit pozitiv  ka analizuar  gjatë jetën  në qift dhe familje dhe ka dhënë disa arsye se pse ndonjëherë kemi aq shumë pakënaqësi me veten dhe të tjerët.

Sipas tij në lidhjet tona në qift jemi mësuar të ankohemi për të tjerët.  Ndonjëherë ankohemi se kolegët tanë janë përtacë, që burri apo gruaja na acarojnë ose që fëmijet janë shumë të vështirë. Ne kështu përqëndrohemi gjithmonë tek tjetri. Që lidhjet të funksionojnë, duhet të përqëndrohemi tek ajo që çmojmë tek tjetri,jo të ankesat tona. Kur ankohemi për gjërat që nuk na pëlqejnë, ne vetëm tërheqim më shumë gjëra të ngjashme. Edhe nëse po kalon një periudhë shumë të vështirë në lidhjen tënde, gjërat nuk funksionojnë,nuk shkoni mirë, dikush është kundër teje, prapëseprapë mund ta përmirësosh atë lidhje. Merr një copë letër dhe për tridhjetë ditet e ardhshme ulu dhe shkruaj gjerat që çmon tek ai njëri. Mendo të gjitha arsyet pse e do. Çmoje sensin e tij të humorit, faktin se sa përkrahës është. Dhe, do të zbulosh se, kur përqëndrohesh te gjërat që i çmon dhe i njeh këto do të të vijn më të shumëta në numër dhe problemet do të zhdukën.

Shpesh herë u japim të tjerëve mundësinë të na a krijojnë lumturinë, por në shumë raste ata nuk arrijnë ta krijojnë në mënyrën që ne e duam. Sepse, vet ne mund të përgjigjemi  për gëzimin tonë, për lumturinë tonë. As prindërit as fëmijët dhe as bashkëshorti ose bashkëshortja nuk e kanë mundësinë për të krijuar lumturinë tënde. Ata thjeshtë kanë mundësinë ta ndajnë atë me ty. Gëzimi yt gjendet brenda teje, thotë Shimoff, autor e librit “ I lumtur pa ndonjë arsye”, ndër librat më të shitur në botë./Unik Portal/